Iu besuan 1 miliard euro në vit/ Ilir Beqja: Punë 24 orë, në 7 ditët e javës

Iu besuan 1 miliard euro në vit/ Ilir Beqja: Punë 24 orë, në 7 ditët e javës

12:36, 24/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme është konfirmuar se ish-ministri I Shëndetësisë i akuzuar nga media dhe opozita dhe i shumëpërfolur për korrupsion të madh, Ilir Beqja, do të drejtojë Agjencinë që merret me ndihmat e donatorëve.

Ky post për Beqajn u prezantua këtë të mërkurë nga Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë takimit Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca.

‘Agjencia është e re është krijuar prej tre javësh ndërsa unë si drejtues i saj jam sot në ditën e tretë të detyrës. Agjencia nuk e nis nga hiçi. Ky aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh. Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës. Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respektiv. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Beqaj do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët. Agjencia do të administrojë të gjitha fondet e huaja me një vlerë prej gati 1 miliard eurosh në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco