Presidenca: Në 3 dhjetor shorti për anëtarët e KED

Presidenca: Në 3 dhjetor shorti për anëtarët e KED

12:31, 24/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Meta ka caktuar datën 3 dhjetor për hedhjen e shortit për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin 2022.

"Ditën e premte, datë 3 dhjetor 2021, ora 11:00, në sallën “Skënderbej”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, me adresë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1 Tiranë, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të funksionojë përgjatë vitit 2022," thuhet në njoftimin e presidencës. 

Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, kanë dërguar në Institucionin e Presidentit të Republikës listat me emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët sipas këtyre organeve plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj, për t`u përfshirë në shortin që do të hidhet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Institucioni i Presidentit të Republikës ka njoftuar publikisht dhe zyrtarisht Avokatin e Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit. Procedura e hedhjes së shortit do të jetë publike dhe do të transmetohet live përmes mjeteve të informimit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco