Sondazhet para Kuvendit Kombëtar/ Basha e ka humbur PD-në

Sondazhet para Kuvendit Kombëtar/ Basha e ka humbur PD-në

12:27, 24/11/2021
A+ Aa A-

Nuk janë vetëm 4200 firmat e mbledhura të delegatëve që kërkojnë një kongres të jashtëzakonshëm të PD-së, as dhe entuziazmi që ka ngjallur foltorja te militantët e kësaj partie, por edhe matjet e opinionit nga institutet e pavarura që tregojnë se Sali Berisha e mund në mënyrë dërrmuese Bashën brenda partisë së tij. Madje po të vëzhgosh periudhën që nga fillimi i konfliktit pas përjashtimit të liderit historik e deri më sot duket se Berisha e ka rritur përkrahjen në radhët e demokratëve. 

Të martën në mbrëmje Ora News publikoi të dhënat e një anketimi nga kompania e njohur 'Notto Sondaggi', e cila ka qenë gjithmonë prezente në zgjedhjet shqiptare. Në matjen e opinionit me një kampion prej 1 mijë vetash ku rreth 40 % janë deklaruar si mbështetës të PD-së diferenca është e frikshme.

Të pyetur se për kë do të votonin nëse zgjedhjet për liderin e ri të PD-së do të mbaheshin nesër, ata janë përgjigjur në këtë mënyrë. 81.9% e të anketuarve të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën.

Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar jo anëtarë por votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe gati 67 % krahasuar me atë që do të votonin Bashën. 

Image

Dhe tendenca e zbuluar nga sondazhi i djeshëm nuk është e papritur. menjëherë pas vendimit të përjashtimit të Berishës nga Basha një sondazh tjetër u krye nga Euronews Albania dhe kompania greke MRB. Të anketuarit ishin pyetur gjatë muajit gusht përpara se Basha ta bënte publik vendimin e ‘pezullimit” të papaardhësit. Shifrat ishin në kuota më të ulëta pro Berishës, po me sa duket takimet e foltores kanë bërë punën e tyre.

Sondazhi i Euronews Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Image

Pra po t'i shohësh të dy sondazhet edhe ate të bërë në fillim të rivalitetit Berisha – Basha edhe këtë të zhvilluar në prag të Kuvendit Kombëtar debati se ku janë formularët, kush i ka firmat dhe kush e kontrollon partinë ngjan qesharak. Nga ana e tij Lulzim Basha që vetëm javët e fundit është bërë aktiv në këtë përplasje, ka deklaruar se ai ka sondazhet e tij, që i japin të drejtë mbi 90% dhe se ai nuk del të takohet me bazën pasi nuk do të vërë në vështirësi Berishën që është pakicë./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fatmir Lohja24/11/2021 21:57

Basha nuk ka pasur kurre mbeshtetje ne pd.

Lali24/11/2021 18:22

O cfare na thate! Po basha nuk ka patur ndonjihere PD?!? Ate ja dhuroi berisha! Bashuku ka qene nje numur, tani nuk eshte as shenje! Nuk behet dhelpra ari! Kujdes ,se mund te mos kete avion per ne hollane e u lulush flokenjgjyer. Shikoje si version a mundesi! Nuk te jepet me rasti!

Shto koment

Denonco