Tentativa idiote e ‘profesor’ Tarifës, kundër dijes së Profesor Berishës!

Tentativa idiote e ‘profesor’ Tarifës, kundër dijes së Profesor Berishës!

11:43, 24/11/2021
A+ Aa A-

Nga Salvador Doda*

Lexova një shkrim të Fatos Tarifës rreth Sali Berishës dhe disa shprehjeve të artikuluar prej këtij gjatë “Foltores” me Lidhjen Demokratike të Gruas.

Shkrimi i Tarifës është një paçamur paditurie, e përbërë nga paaftësia e dukshme e të kuptuarit, dhe nga paragjykimi në lidhje me Doktor Berishën.

Paragjykim-i/et është/janë pjesë e repertorit subjektiv të njeriut, burojnë nga padituria e tij (paragjykimi qëndron në përpjesëtim të drejtë me paditurinë) dhe si i/të till-ë/a, nuk vlerësoj se ia vlen të merren në vlerësim. “Sono i cazzi sua!” – thuhet në të tilla raste. 

Kjo nuk vlen asesi për rastin e paaftësisë së të kuptuarit, aq më tepër kur dikush më tha, se zotëria na qenkësh “profesor”.

Në një rast të tillë, mallkimet ndaj korrupsionit akademik - fryt i kalbur i të cilit duket se është Tarifa - as nuk janë zgjidhje, as nuk mjaftojnë. Këto reagime emocionale duhen shoqëruar me argumente. Kësisoj, në këtë hapësirë po ju paraqes paaftësinë e të kuptuarit që Fatos Tarifa shpalos mjaft dukshëm në këtë shkrim, i cili, madje, nuk plotëson as kriteret e rëndomta formale të një “shkrimi”. 

Gjatë “Foltores” me anëtaret e LDGSH-s Doktor Berisha tha: “feja e komunizmit është ateizmi”.

Shprehja është tërësisht e saktë dhe tërësisht e vërtetë, pasi “feja e komunizmit është ateizmi”, nuk do të thotë asesi se ateizmi lindi me komunizmin, as se ateizmi dhe komunizmi janë një, as se ateizmi dhe komunizmi janë të barabartë.

Që ateizmi është më i gjerë se komunizmi, është po aq e qartë, sa ç’është e qartë se komunizmi është një prej rrjedhojave të ateizmit, pavarësisht se, për hir të së vërtetës, në zbatimin e tij në praktikë, komunizmi nuk ia doli të shkëputej nga kuadri i teizmit; përkundrazi, ishte teist, për aq sa hyjnizoi dhe vijon të hyjnizojë Udhëheqësin. Që do të thotë qartë se lidhja gjenealogjike mes komunizmit dhe ateizmit, mbeti thjesht e vetëm në rrafshin teoretik.

Sidoqoftë, duke qenë se ateizmi është shkakësia, pasojat, ndonëse mund të jenë të shumta, vërtet mund të ndryshojnë nga njëra-tjetra, por kurrë nuk mund të ndahen nga shkakësia. Që do të thotë se çdo komunist është ateist, ndonëse jo çdo ateist, është domosdoshmërisht komunist.

Paaftësia e të kuptuarit e Tarifës shpërfaqet emblematike, edhe tek përmendja e shprehjes së famshme që Friedrich Nietzsche artikulon tek aforizma 125 e “Shkencës gazmore” (Nietzsche e përmend edhe dy herë të tjera tek e njëjta vepër, dhe një herë tek “Kështu foli Zarathustra”, porse Tarifa i referohet aforizmës 125).

Është thjesht një paaftësi e të kuptuarit të asaj çfarë po rreh të shprehë Nietzsche përmes “Toller Mensch”-it – “Njeriut të çmendur”, e cila është diametralisht e kundërt me atë që pohon Tarifa.

Në këtë episod, Nietzsche u kundërvihet pikërisht ateistëve, të cilët në këtë mozaik të ngjeshur simbolesh formojnë grupin e shpotitësve. Ndërsa ateistët mohojnë ekzistencën e Zotit, i çmenduri i Nietzsche-s nuk e mohon aspak ekzistencën e Zotit; përkundrazi, e pranon ekzistencën e tij deri në kufijtë e hipostatizimit.

Në të kundërt, shprehja “Gott is tot” nuk do të kishte kurrfarë kuptimi dhe kurrfarë dramaticiteti (i cili pas kësaj fraze shfaqet ngjitës, jo zbritës), pasi është e qartë për këdo – me përjashtim vetëm të Fatos Tarifës! – se diçka që nuk ekziston, as mund të vritet, as mund të shkatërrohet.

Siç shihet, pra, Tarifa, edhe këtu shfaq probleme të theksuara sa i përket aftësisë së të kuptuarit. Prej këndej, mallkim ndaj atyre që i dhanë gradën “doktor” dhe titullin “profesor” është më se i përligjshëm dhe do të mbetet në fuqi derisa të ekzistojë qoftë edhe thjesht kujtimi i tyre i zbehtë. Kaq për sot.

*Profesor i filozofisë, studiues dhe përkthyes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS24/11/2021 14:53

"PROFESOR" TARIFA ËSHTË NJË MUT-MUTI! ËSHTË NJË SERVIL BYTHËLËPIRËS KOMUNISTO-ENVERIST I EDVIN KRISTAQ ZATRAPIT!! ËSHTË THJESHT NJË PLEHRË! KY "PROFESOR" LESHI DHE PRESHI NUK VLEN AS MUTI I DOKTOR BERISHËS!! KY ËSHTË NJË COPË LETËR HIGJENIKE NGA RULI I LETRAVE HIGJENIKE QË MBAN SATRAPI TEK HALETË E BUNKERIT TË SURRELIT!! QË I PËRDOR EDVINI SA HERË E ZË BARKU!!

Patriot24/11/2021 13:42

"Parimori "Tarifa del dhe flet kur i japin siñal....

Shto koment

Denonco