Zyrtarizohet posti i ri i Ilir Beqajt, kjo është agjensia me shumë para që do të drejtojë

Zyrtarizohet posti i ri i Ilir Beqajt, kjo është agjensia me shumë para që do të drejtojë

09:52, 24/11/2021
A+ Aa A-

Në takimin Konsultativ të Ministrisë së Brendshme me Donatorët, ku ishin të pranishëm dhe ambasadorët Yuri Kim dhe Luigi Soreca, Bledi Çuçi njoftoi se Ilir Beqja është zgjedhur në krye të agjensisë që merret me ndihmat e donatorëve.

Vetë Beqaj, i cili e gjeti veten jashtë qeverisë dhe Kuvendit, pas zgjedhjeve të 25 Prillit, tashmë do të jetë në krye të një drejtorie që do të merret me menaxhimin e ndihmave që i vijnë Shqipërisë nga aleatët.

Emërimi i Beqajt në këtë drejtori ishte paralajmëruar prej kohësh, dhe sipas opozitës kjo nuk është gjë tjetër veçse një mbivendosje ndaj rolit dhe funksionit të ministrisë së financave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 24/11/2021 10:35

Edhe pse deshtak prape u jepet shans Te vjedhin

Shto koment

Denonco