Nishani: Rama dhe Basha tentuan të asgjësojnë pluralizmin politik

Nishani: Rama dhe Basha tentuan të asgjësojnë pluralizmin politik

09:02, 24/11/2021
A+ Aa A-

Ish-Presidenti Bujar Nishani i ka akuzuar si bashkëpërgjegjës për një akt shumë të rëndë, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha: për shkatërrimin e alternativës politike në Shqipëri dhe idenë malinje të krijimit të fasadë-opozitës.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë bërë një akt shumë të rëndë ! Më i rëndi i bërë prej pushtetarësh në periudhën post diktatoriale të Shqipërisë, - paralajmëroi Nishani në Fb. -

Më të rëndë se paaftësia, më të rëndë se korrupsioni, më të rëndë se mashtrimi! Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik. Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.

Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila përfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të “fasadë opozitës”, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qenie të “klasit të dytë”. Ky akt i ulët është i pafalshëm! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë!,” bëri thirrje në fund të mesazhit të tij, ish-Presidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco