Berisha mendon vetëm për veten e tij? Ja si përgjigjen 83% e anëtarëve të PD

Berisha mendon vetëm për veten e tij? Ja si përgjigjen 83% e anëtarëve të PD

22:22, 23/11/2021
A+ Aa A-

Plot 83% e anëtarëve të Partisë Demokratike mendojnë se Sali Berisha nuk mendon vetëm për veten e tij dhe se PD është e rëndësishme për të. 

Të dhënat dalin nga sondazhi i Antonio Noto dhe u publikua mbrëmjen e sotme në RTV ORA.

Anëtarët e PD të intervistuar i janë përgjigjur pyetjes:

Disa thonë se Berisha mendon vetëm për veten e tij dhe PD nuk është e rëndësishme për të. Sipas jush, është e vërtetë apo jo që Berisha mendon vetëm për veten dhe Partia Demokratike nuk është e rëndësishme për të?

Përgjigjet e tyre janë: 

83% - Nuk është e vërtetë që Berisha mendon vetëm për vete. 

12.7% - Është e vërtetë, Berisha mendon për vete. 

Dhe 4.3% nuk kanë mendim

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco