Aleksandër Mici: Në Amerikë proklamim i dëmshëm socialist, CNN stacion propagande i Joe Biden

Aleksandër Mici: Në Amerikë proklamim i dëmshëm socialist, CNN stacion propagande i Joe Biden

22:05, 23/11/2021
A+ Aa A-

Kandidati i Partisë Republikane për Senator në Nju Jork, Aleksandër Mici, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta në emisionin A Show në Syri Tv, foli për zhvillimet politike në Amerikë.

Mici theksoi se në Amerikë po bëhet proklamim i dëmshëm socialist, duke shtuar se CNN është shndërruar në stacion propaganda i presidentit Joe Biden.

Ai shtoi se popullariteti për Biden në mesin e amerikanëve ka rënë në nivele dramatike.

“Po luftoj një rrymë të madhe socializmi që fryn në Amerikë. Ka shkuar çështja aty, sa CNN është bërë krah i Partisë Demokratike. Partia Demokratike në Amerikë nuk ka lidhje fare me demokratët, ata reklamojnë vetëm socializmin, që në mënyrë të paevitueshme të çon drejt komunizmit. 95 përqind e mediave amerikane janë stacione propagande për socializmin.

Më duket shumë qesharake se çfarë propagandohet, Bërnie Sanders sidomos. Kemi arritur në pikë që nuk ka kthim mbrapa. Dallimet mes njerëzve janë aq të mëdha, sa mediat janë të fajshme për gjendjen politike ku jemi sot, aq sa mund të shkojmë në luftë civile për situatën ku ndodhemi. Këtu në Amerikë gjysma e amerikanëve mendojnë se Biden është antikushtetues”, deklaroi Biden.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco