Altin Zaloshnja: Popullariteti i Biden ka rënë dramatikisht, republikanët mund të fitojnë Kongresin

Altin Zaloshnja: Popullariteti i Biden ka rënë dramatikisht, republikanët mund të fitojnë Kongresin

21:49, 23/11/2021
A+ Aa A-

Kandidati për Senatin në Nju Jork, Altin Zaloshnja, foli për Amerikën në një intervistë në Skype me moderatorin Adi Krasta në emisionin A Show në Syri Tv

Zaloshnja theksoi se popullariteti i presidentit Biden ka rënë dramatikisht, duke shtuar se republikanët mund ta fitojnë Kongresin Amerikan.

“Në Amerikë ka ndarje politike, por edhe botëkuptimi. Kjo ka qenë përherë pjesë e fabrikës së Amerikës. Kur u krijua Amerika, kishte dallime mes amerikanëve. Aktualisht në Amerikë grupi më i madh që jetojnë janë ata që kanë lindur pas Luftës së Dytë Botërore. Ata e shohin botën në një farë këndi. Gjenerata e re e sheh përherë do ketë përplasje. Problemi është që kutia e votimit e vendos.

Në Amerikë, aktualisht Biden ka popullaritet të ulët, ka rënë besimi shumë. Demokratët mund të humbin Dhomën e Përfaqësuesve, por edhe Senatin. Demokratët mund të humbin shumë. Unë mendoj se republikanët do ta fitojnë Kongresin,. Biden është në përqindje të ulëta, në këtë kohë të vitit qëndron poshtë gjysmës, por është nën 40 përqind e kjo tregon se Biden ka probleme”, deklaroi Altin Zaloshnja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco