VIDEO/ Rashidi: Tragjedia në ditën e alfabetit! Ja pyetja që tregon se sistemi nuk funksion...

VIDEO/ Rashidi: Tragjedia në ditën e alfabetit! Ja pyetja që tregon se sistemi nuk funksion...

21:32, 23/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari nga Shkupi, Nazim Rashidi, i ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta ka komentuar zhvillimet nga tragjedia me 45 shqiptarët e vdekur nga Maqedonia në aksidentin në Bullgari.

Krasta: Çfarë dihet deri tani?

Rashidi: Çfarë ndodh dhe pse ndodhin këto ngjarje? Ka fajë sistemi i cili nuk po kryen detyrën e tij apo pakujdesia njerëzore që lidhet me natyrën tonë. Sipas Ministrisë së Transportit Autobuzi nuk kishte licencë për të dalë jashtë shtetit. Kjo tregon se sistemi nuk funksioni siç duhet pasi lind pyetja se si ka kaluar autobuzi pa licencë për ushtime ndërkombëtare dhe si ka kaluar kufijtë. Pyetja e madhe është si ka mundësi që autobuzi të shpërthejë në flakë dhe të rrëmbejë 45 persona dhe ato të mund të mos shpëtojnë. Janë pyetje që bëhen hapur por njerëzit ende nuk kanë një përgjigje se si autobuzi shpëtheu në flakë dhe mori 45 persona.

Tragjedia njerëzore është shumë e madhe pasi familje të tëra janë shuar. 22 nëntori këtu është ditë pushimi, pasi festohet dita e alfabetit, është dita e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut se kongresi i alfabeti u zhvillua në Manastir, dhe njerëzit e shfrytëzuan këtë ditë për të shkuar në vende të ndryshme. Tragjedia njerëzore është jashtë zakonisht e madhe por pyetjet janë ende pa përgjigje. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco