VIDEO/ Kadilli: Kam qenë i pari që kërkoi dorëheqjen e Bashës! Dje më sulmuan, sot erdhën te fjala ime

VIDEO/ Kadilli: Kam qenë i pari që kërkoi dorëheqjen e Bashës! Dje më sulmuan, sot erdhën te fjala ime

21:17, 23/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta, kundërshtari i Bashës në garën për kreun e PD, Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kësaj force politike.

Krasta: Si kreu i një fraksioni të pranuar nga të dyja krahët e drejtimit të PD, duke të bërë ty të jesh në pritje në mënyrë jo shumë të ndershme sipas koncepteve të mia të pritjes politike, që ndërkohë që thyejnë kokën dy grupime, del Bardh Kadalli me fraksionin për të thënë që partia është e imja.

Kadilli: Politika ka nevojë për burrni dhe në Shqipëri burrat maten nga fjala dhe nga qëndrimet. Kam qënë i pari që, pa u bërë 48 orë nga mbyllja e kutive të votimit, Lulzim Basha ka humbur dhe duhet të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të hyjmë në proces për të krijuar një lidership të ri sepse ka shteruar projekti i tij politik. U bë një garë e pabarabartë dhe unë u paraqita me një projekt politik se si bëhet PD bazuar në parimet dhe vlerat që unë besoj. Sot ka ndodhur një gjë, ajo që sot u refuzua dhe u la në heshtje, sot po brohoritet. Nga shumica e atyre që 5 muaj më parë ishin kundër meje dhe mbronin me jerm kryetarin humbës, mbronin në jerm krytarin autokrat sa përjashtoi dhe zotin Berisha pa proces politik etj. unë në burrninë time jam në rregull se fjala ime doli. Sot Berisha i ka bërë pjesë të foltores së tij, si kufizimi i mandatit, primaret dhe një parti që duhet të jetë e re.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

EC23/11/2021 22:00

Kadilli, në fakt, ka qenë i pari që kërkoi që Basha të largojë Berishën dhe të mos lejojë "asnjë pengesë" mes PD-së dhe "SHBA-ve". Foli pa e pyetur kush. Dhe Basha bëri si kërkoi Kadilli e tani të gjithë janë kundër Bashës. Me këtë rast, edhe kundër Kadillit. Kështu që Kadilli të mos shpresojë më kot, se tani ka edhe më pak mbështetje se ç'kishte kur garoi kundër Bashës.

Shto koment

Denonco