Berisha u kërkoi dorëheqjen, Gazment Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Nuk intimidohemi, jemi me demokratët

Berisha u kërkoi dorëheqjen, Gazment Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Nuk intimidohemi, jemi me demokratët

20:35, 23/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë demokratike dhe 4 nënkryetarët e saj i janë përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga 'Foltorja' e Matit i cili kërkoi dorëheqjen e tyre

Në një deklaratë të përbashkët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj e kanë konsideruar të padenjë këtë fushatë sulmesh ndaj tyre.

Sipas tyre "kërkesa e Berishës për dorëheqjen tonë nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standardet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve".

"Prej disa ditëve, për shkak të qëndrimit tonë në mbrojtje të demokratëve dhe interesit të Partisë Demokratike, z. Sali Berisha ka nisur një fushatë të padenjë sulmesh ndaj Nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Me keqardhje, përsëritet kërkesa që ne duhet të braktisim Partinë Demokratike dhe demokratët, dhe të bëhemi bashkë me Sali Berishën kundër partisë. 

Secili prej nesh është i vendosur të refuzojë shkeljen e Statutit për interesa personale të Sali Berishës dhe izolimin e Partisë Demokratike. Kërkesa e z. Berisha nuk ka asnjë lidhje me PD, asnjë lidhje me standartet demokratike, asnjë lidhje me hallet dhe problemet e demokratëve. Demokratët kanë 8 vite që përballen me dhunën dhe terrorin e Edi Ramës, me krimin dhe bandat e tij dhe nuk jemi sprapsur as kthyer nga rruga për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ne e kemi për detyrë të jeni krah tyre. 

Asnjë intimidim nuk do të ndikojë në qëndrimin tonë në krah të demokratëve, për një parti që u shërben atyre dhe jo që kthehet në mburojë të interesave personale të Sali Berishës, aleatëve të tij dhe cilitdo tjetër", deklarojnë Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Spiro24/11/2021 07:17

Kurvat nuk e lene kollaj karriken

Skrapari23/11/2021 22:49

Me demokratet e mamave tuaja jeni o funderina? Zvare do tu nxjerrim nga zyrat e partise we vete e themeluam. Jeni te gjithe langaraqe.

DEMOKRATI23/11/2021 22:26

Po me cilet demokrate jane keta? Me demokratet patronazhiste te Edvinit? Me demokratet socialste sorosiane te SHBA? Apo me demokratet e vertete te bazes se Partise Demokratike dhe aleatet e bindur te Republikaneve amerikane? Socialistet stalinisto-sorosiane amerikane shpallen Dr. Berishen non-grata apo shqiptarce "armik te socializmes", ndersa te pengmarrurit e Shqiperise e shpallen anti-amerikan!!! Sa turp! Te quhesh sot anti-sorosian etiketohesh nga te pengmarrurit dhe narko-banda e satrapit te surreit ku ben pjese edhe antarja me e re Yri Kim, si anti-amerikan!!! Gaz Bardhi dhe te 4 nenkryetaret thjesht jane emeruar nga Luli ne kundershtim me statutin e PD dhe te pavotuar!! Keta jane 4 bythelepiresat e Lulit! Jo vetem keta, por te gjithe kryetaret e PD ne baze, jane antistatutore, sepse te gjitheve u kane mbaruar mandatet! Prandaj Partia Demokratike duhet te rithemelohet nga e para, tamam si nje parti konservatore amerikane!

alienet23/11/2021 21:48

KY PO JA KALON ENVER HOXHES ME DUKET. SI SIGURIMS SHTETI QE KA QENE I TAKON QE TE BEJE ME SHUME SE ENVERI. SHQIPTARET NE PERGJITHSI DUAN DIKTATORET, HAJDUTAT, TE FORTET, DHE NUK PYESIN FARE PER TE ARDHMEN E FEMIJEVE TE TYRE KJO DUKET TEK FOLTORET (MASKARADAT) E SALIUT DHE ME BEJNE PERSHTYPJE TE PERJASHTUARIT NGA PD SHKUAN TE GJITHE PAS SALIUT KU SALIU I PERJASHTOI DHE KUJTOJNE SE SALIU DO TI INTEGROJE HAJDE NULA HAJDE

Shto koment

Denonco