Shehaj: Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

Shehaj: Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit

20:34, 23/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Agron Shehaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sot ka verifikuar në mënyrë personale firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku shprehet se është edhe drejtues politik e i zgjedhur.

Shehaj thekson se ka verifikuar se më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

Po ashtu, Shehaj vlerëson se 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin.

Postimi i Agron Shehajt:

Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur.

Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor.

98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë

plotësuar formularin.

Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend.

Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend.

Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco