Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se ka ndarë eurot me Taulant Ballën në skandalin me Toyota Yaris ku u kapën 3.5 milion euro.
Sipas Bashës, këto janë sulme identike si të kundërshtarit dhe se ‘ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën e akuzoi Edi Rama javën e kaluar'.
Postimi i plotë i Bashës në Twitter:
Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.
2/2 Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 23, 2021
© SYRI.net