Dega 5 dhe Dega 7 e PD hedhin poshtë deklaratat e Bashës në emrin e tyre

Dega 5 dhe Dega 7 e PD hedhin poshtë deklaratat e Bashës në emrin e tyre

19:39, 23/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i degës 7, Shpëtim Qordja dhe anëtari i Kryesisë së degës 5, Erion Dizdari u shprehën për emisionin 'Ora 19:00' të moderatores Juli Krisafi në Syri TV se asnjë forum i këtyre degëve nuk është mbledhur për të bërë ndonjë deklaratë kundër Agron Shehaj. 

Përkundrazi ata vlerësojnë përpjekjet e z. Shehaj për të bërë transparencë.

Sipas tyre, këto deklarata janë bërë nga dikush tjetër në emrin e tyre, por e vërteta është se ky përbën një mashtrim pasi siç del qartë asnjë forum i këtyre degëve nuk është mbledhur për të bërë deklarata të tilla.

Shpëtim Qordja, Sekretari i degës 7 të PD në Tiranë: Nuk është mbledhur as Kryesia e degës dhe asnjë pjesë e strukturave të degës shtatë. Në faqen e degës 7 kemi akses disa persona e nuk e di kush ka ndarë deklaratën. Mendoj se drejtuesit e degëve duhet të verifikojnë firmat, për të parë se kush ka firmosur. Për mua është shumë e drejtë. 

Erion Dizdari, anëtar i Kryesisë i PD dega 5: Më është dukur pa vend deklarata në emër të degës 5 në Tiranë, sepse për këtë deklaratë nuk është mbledhur as Kryesia e vogël dhe as Kuvendi i degës. Deklarata nuk vjen nga dega 5, këtë gjë e di me siguri, shumë pak njerëz janë kundër kësaj nisme. Pjesa më e madhe e degës së PD 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11.

Nuk mendoj se Shehaj ka bërë gabim që ka shkuar të verifikojë firmat te Edi Paloka, se kështu rrit besimin se baza është pro lëvizjes. Unë u bëj thirrje deputëve të PD të bëjnë të njëjtën gjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco