Foltorja në Mat/ Qytetari: Basha kreu vetëvrasje politike, më 18 do bëjë hallvë me kripë

Foltorja në Mat/ Qytetari: Basha kreu vetëvrasje politike, më 18 do bëjë hallvë me kripë

18:09, 23/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur Foltoren e radhës në qytetin e Burrelit në rrethin e Matit.

Një prej qytetarëve, duke folur përpara të pranishmëve, deklaroi se Basha ka kryer vetëvrasje.

Qytetari theksoi se Basha më datë 18 dhjetor do të bëjë hallvë me kripë.

“Kujdes me hallvën që gatuan Basha më 18, se do ta gatuajë me kripë, jo me sheqer. Lulzim Bashës do i themi, kur e vret veten vetë politikisht, në Mat nuk ta merr gjakun kush. Do pastrojmë fillimisht shtëpinë tonë.

Do i them Bashës qofsh i Xhenetit. Na ka ikur rinia, duke dhënë 20 mijë euro, që djali të na ikë nga shtëpia. Shpresojmë që të na kthehen ata pëllumba. Zonja ambasadorja, je përfaqësuese e tempullit të lirisë, por nuk je në pozicionin e duhur”, deklaroi qytetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco