‘Akuzoi Shehajn për protagonizëm’, Grupseksioni i Njësisë 5 nxjerr blof Bashën: Kemi firmosur 90%...

‘Akuzoi Shehajn për protagonizëm’, Grupseksioni i Njësisë 5 nxjerr blof Bashën: Kemi firmosur 90%...

17:40, 23/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti Agron Shehaj ishte ditën e sotme në zyrën e Edi Palokës për të verifikuar vërtetësinë e formularëve në Njësinë 5 dhe 7 ku ishte drejtues politik.

Shehaj ka marrë në telefon delegatët e këtyre njësive, të cilët kanë pohuar se kanë firmosur formularin e mbajhtjes së Kuvendit në 11 dhjetor.

Pas këtij veprimi të përgjegjshëm të deputetit Shehaj, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i PD, ku përmes një deklarate e dalë nga zyra e Bashës thuhet se veprimi i Shehajt është një show mediatik dhe se ai nuk njeh delegatët e këtyre dy njësive.

Kjo rezulton sërish një gënjeshtër e rradhës e dalë nga zyra e propagandës së Bashës dhe këtë e nxorri zbuluar vetë njësia numër 5.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, Grupseksioni 7 i Njësisë 5 thekson se janë 90 % e delegatëve që kanë firmosur dhe se deklarata e PD-së nuk ka të bëj me ata.

Postimi i plotë:

Kjo deklaratë nuk ka të bëjë me grupseksionin 7 të degës 5. Ne kemi firmosur 90% si grupseksion… 

Si ne kanë firmosur edhe pothuajse gjithë grupseksionet e tjera të degës..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco