Agron Shehaj tërbon Bashën me verifikimin e firmave për Kuvendin Kombëtar

Agron Shehaj tërbon Bashën me verifikimin e firmave për Kuvendin Kombëtar

16:43, 23/11/2021
A+ Aa A-

Verifikimi i firmave dhe saktësia e tyre kanë tërbuar kreun aktual të PD. ​Partia Demokratike ka shpërndarë një deklaratë në emër të Degëve 5 dhe 7, pas verifikimit të firmave të delegatëve nga deputeti i zonës, Agron Shehaj në zyrën e Edi Palokës. 

Selia blu thotë se Shehaj e bëri një gjë të tillë për protagonizëm personal, duke shtuar se ai dështoi të verifikojë firmat, për shkak se nuk e njeh bazën e partisë. 

Deklarata
Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë.

Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. 
 
PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pavli23/11/2021 20:53

Nuk e kuptoj aresyen qe e doni aq shume E.Alibeajn.Eshte njeriu me i piste ne PD, bile me i keq se Basha.Ai i ka te gjitha qe mind te kete nje njeri pa din e i man si ai.Njeri me moral te ulet, kumarxhi.sekser per venien ne liste te deputeteve qe i japin para atij.Shikojeni si ka ndryshuar paraqitjen me tu bere deputet dhe nenkryetar syze qorri te shtrenjta, kostum versace etj etj..Me perpara rrinte si droguar.I dilnin koqet perjashta. Si duket tani luan si dhelper, hedh gurin e fdheh doren.Mos kini me frike nuk komentoj me per Alibeun qe e doni aq shume

Patriot23/11/2021 20:19

Bravo Shehaj.Tani çdo deputet te kontrolloje zonen e vet. E zbuluar Bashen...

Pavli23/11/2021 17:27

Ja fusni kot ju plehra qe keni ngelur pas lulushit. Pyeteni njehere nenkryetarin e PD dhe nenkryetarin e kuvendit Enkelejd Alibeaj nese ka ardhur ndonjehere ne Fier ku te takoje demokratet.Pas marrjes se mandatit ai eshte zhdukur nga Fieri..Fieri ja di te gjitha pislleqet qe ai beti ne zgjedhjet e 25 Prillit.Prandaj para se te zini ne goje Agron Shehajn, shikoni.njehere veten tuaj.Ju jeni shkeputur komplet nga demokratet qe pas 25 Prillit duke filluat me pengkryetarin i cili ka 6 muaj i ngujuar ne zyre.Turp te keni qe merreni me Shehajn dhe jo me veten

Shto koment

Denonco