Pushimi i çështjes ndaj Dvoranit, presidenca: Faktet janë aty, SPAK vlerësim jo objektiv

Pushimi i çështjes ndaj Dvoranit, presidenca: Faktet janë aty, SPAK vlerësim jo objektiv

14:46, 23/11/2021
A+ Aa A-

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës për pushimin e çështjes ndaj Ardian Dvoranit.

Tedi Blushi shkruan se ‘faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK’.

Reagimi i zëdhënësit të presidentit, Tedi Blushi:

U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj.

Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë.

Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar.

Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes.

Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK.

Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t'i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre.

Drejtësia ka ende kohë për të folur!

E ardhmja u takon të vërtetave!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZS23/11/2021 15:45

PAS RRËZIMIT TË PENGUT LULZIM BASHA NGA FRONI I PD DO TË RRËZOHEN ME RADHË EDHE TË 3 PENGMARRËSIT E TIJ: EDVIN KRISTAQ RAMA, ERJON PLEH VELIAJ DHE YURI ÇING LI MING KIM! DO TË RRËZOHET EDHE AZIATIKJA KIM, PASI E KA SHNDËRRUAR AMBASADËN E SHBA SI JO SI NJË AMBASADË AMERIKANE POR SI NJË AMBASADË KINEZE OSE KOREANO-VERIORE! PASTAJ TË GJITHA INSTITUCIONET E DREJTËSISË, TË MINISTRISË SË BRENDSHME DHE TË POLICISË SË SHTETIT DO TË RIBËHEN SIPAS SISTEMIT TË DREJTËSISË DHE POLICISË FRANCEZE OSE AMERIKANE!! TË PAVARUARA NGA POLITIKA, JO VEGLA TË POLITIKËS DHE TË PUSHTETIT POR INSTITUCIONE TË PAVARUARA LEGJITIME NË FUNKSION DHE NË MBROJTJE VETËM TË SHTETIT DHE TË QYTETARËVE! KËTO 30 VJET TË IKURA KOT, DO TË JENË NJË MËSIM I MADH PËR TË GJITHË BREZAT QË DO TË VIJNË!! SHQIPËRIA DO TË BËHET VËRTETË E LIRË, DEMOKRATIKE DHE EVROPIANE! SHQIPËRIA DO TË BËHET NJË SHTET DINJITOZ! SALI BERISHA AS NUK SE ÇFARË TË HUMBASË MË, AS NUK KA SE ÇFARË TË FITOJË PËRVEÇ PËRJETËSIMIT TË EMRIT TË TIJ NË ALTARIN E NDRITUR TË KOMBIT SHQIPTAR! UNË E BESOJ! DEMOKRACIA SHQIPTARE DO TË FITOJË DHE DO TË TRIUMFOJË!

Shto koment

Denonco