Iu bashkua Foltores/ Hajdarmataj: Firmat për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD po shkojnë 5 000

Iu bashkua Foltores/ Hajdarmataj: Firmat për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD po shkojnë 5 000

20:46, 22/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputetja Mimoza Hadarmataj e cila i është bashkuar ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e tij në Kukës ka komentuar zhvillimet e fundit në PD si dhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar.

Në një intervistë për MCN Tv, Hajdamataj theksoi se arsyeja pse iu bashkua Berishës është pasi ajo ka përfaqësuar qytetin e Kukësit dhe se çdo kush duhet të jetë me bazën.

Ndërkohë lidhur me firmat për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD, Hajdarmataj tha se avash avash janë duke shkuar në 5000.

“Në fakt që nga 2007 që kur kam dalë nga parlamenti nuk mbaj asnjë pozicion, por lëvizjes dhe foltores i jam bashkuar asaj të Kukësit si ish përfaqësuese e këtij qyteti. Me bindjen se çdo kush duhet të jetë te baza, aty ku është shumica. I jam bashkuar dhe lëvizjes së Lidhjes së Gruar pasi është një forum i rëndësishëm.

Duhet të hapet një garë dhe ne këtë po kërkojmë. Kemi një kryesi pas Bashës dhe 60% është ilegjitime. Nëse lejohet lideri të vendosë veton, atëherë kjo nuk duhet më PD. Hapja e PD është ajo që po shpaloset në foltoret dhe e pres një garë të tillë.

Unë jam firmëtare e themelimit të PD, të jesh anëtare e PD nuk besoj që ..nuk janë përjashtuar ata që kanë ikur dhe ardhur kështu që këto janë veprime të pazgjuara. Po thuhet të përjashtohen 5000 veta që kanë firmosur.

Prej disa ditësh, nuk po vihet më në dyshim pasi është parë dhe nga media. 4200 firmat janë, dhe di që avash avash po shkojnë drejt 5000”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco