Mashtrimet me vaksinimin/ Shqipëria nga të fundit në botë, Europë e rajon

Mashtrimet me vaksinimin/ Shqipëria nga të fundit në botë, Europë e rajon

14:29, 22/11/2021
A+ Aa A-

Nga Kastriot Islami

Referuar portalit prestigjioz https://ourworldindata.org/covid-vaccinations del qartas se Shqipëria deri në datën 20 nëntor 2021, me 37 përqind të vaksinuar me 1 dozë dhe 33 përqind të vaksinuar me 2 doza është një nga vendet e fundit në botë, Europë e madje edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket numrit të qytetarëve që kanë marrë vaksinat anti-covid-19.

Image

Nuk përmenden në këto të dhëna fakti që shumica e shqiptarëve kanë marrë vaksina që s’janë ende miratuar nga autoritetet e përdorimit të vaksinave në BE dhe SHBA...

Deri më 21 nëntor 2021

· Në botë janë vaksinuar 42 % me 2 doza dhe 53 % me 1 dozë...

· Në Europë janë vaksinuar 57 % me 2 doza dhe 62 % me 1 dozë

· Në BE janë vaksinuar 67 % me 2 doza dhe 70 % me 1 dozë

· Shqipëria me 33 % të vaksinuar me 2 doza dhe 37 me 1 dozë është shumë pas vëndeve të rajonit të BP:

Maqedonia e Veriut (38 % me 2 doza dhe 42 me 1 dozë);

Mali i Zi (40 % me 2 doza dhe 43 % me 1 dozë);

Serbia (45 % me 2 doza dhe 47 % me 1 dozë)

Kosova (42 % me 2 doza dhe 48 % me 1 dozë)

Ky informacion nxjerr në dritë të diellit mashtrimet e përditshme të menaxherit të Surrelit me vaksinimin e shqiptarëve...

Ndërkohë që i gjithë rajoni, Europa dhe globi e kanë bazuar aktualisht betejën me COVID-19 me vaksinimin e popullsisë, në Shqipëri qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit përballë “armikut të tmerrshëm”...

Pra edhe përsa i përket vaksinimit të qytetarëve, qeveria ka arritur rekord negativ: Shqipëria rezulton për shkak të paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë qeverisëse të jetë një nga vendet e fundit në planet, Europë por edhe në rajon...

Edhe Kosova është më e avancuar se Shqipëria përsa i përket vaksinimit të popullsisë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco