Nga Agron Duka/
Paketa fiskale 2022 për bujqësinë dhe "prezantimi- risi" që bëri dje Kryeministri Rama, përballë disa fermerëve, ka sjelle më shumë konfunzion si më parë. Me sa duket qeveria nuk ka dashur të marrë parasysh ankesat e vazhdueshme të fermerëve në lidhje me mbështetjen nga qeveria dhe mungesën e tregut për prodhimet bujqësore, pasi jo pak herë këto të fundit kanë përfunduar duke u kalbur nëpër kanale apo kanë mbetur të pashitura nëpër magazina..
Mburrja e Kryeministrit Rama se punohen 250 mije hektar tokë në totalin e 660 mijë hektarëve, është për të vënë kujën. Ai tha se nuk kemi "para të hedhim kuturu " dhe kjo tregon sa e konsideron kryeministri ynê bujqësinë shqiptare .
"Kjo fjala e Kryeministrit për bujqësinë, na kujton tallavanë me dajre në një fushatë elektorale të tij"
Z.Rama!
Në emër të fermerit kam disa pyetje për Ju!!!!
Pse buxheti i vitit 2022 është 2% më i ulët se i vitit 2021?!
Pse e taksove tinëzisht prodhimin vendor Agro me 20% përmes skemës së TVSH ?!
Po pse përmes kësaj skeme të duhet të taksosh afërsisht me 100 lekë (të rinj ) çdo litër qumësht dhe fruta perime të freskëta?!
Pse duhet të mbështesësh importin përmes lehtësirave fiskale e gjeo-politike me hapje kufijsh?!
Dhe në fund,
A ishte e nevojëshme ta mbyllësh prezantimin e paketës fiskale 2022 duke i thënë bujkut :-“Drejtohuni tek kompanitë e sigurimeve për tu mbrojtur ndaj fatkeqësive natyrore” ?!
Z. Rama si deputet i këtij vendi, ju them se paketa fiskale e vitit 2022, nuk është konsultuar me bizneset prodhuese dhe ky është rrënim me pasoja e përmasa kombëtare, që prek çdo shqiptar.
Ju nuk keni marrë parasysh as projekt ligjet që ne si ekip i PAA kemi dorëzuar në Parlament.
Ndaj me fakte dhe shifra ju them që bujqësia shqiptare êshtë përtej vëmendjes së qeverisë tuaj!
© SYRI.net