E 'masakronin' ndjekësit, Basha bllokon komentet në Twitter,  akses vetëm të besuarit e tij

E 'masakronin' ndjekësit, Basha bllokon komentet në Twitter, akses vetëm të besuarit e tij

23:00, 21/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka frikë të postojë në Facebook, sepse ndjekësit e bëjnë copash me komente, duke i kujtuar dështimet në krye në PD, ndërsa shprehen në mbështetje të ''Foltores' së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë, tani edhe në Twitter ka aktivizuar shërbimin që mos i bëjnë komente ndjekësit, përveç 377 të besuarit e vet, nga frika e 'masakrës' prej përdoruesve të rrjeteve sociale.

Nëse shkoni në postimin e kreut të Partisë Demokratike, në fund të statusit do të lexoni një njoftim se nuk mund të komentoni, vetëm nëse jeni një prej 377 personave që ndjek Basha dhe kanë akses në postimet e tij.

Asnjë person jashtë atyre që ndjek vetë kryedemokrati nuk mund të japë një mendim mbi ato që shkruan kreu i selisë blu. 

Nëse hedhim një sy listës së personave që kreu i PD-së ka bërë ‘follow’, nuk mundojnë edhe ata me të cilët është ‘ndarë’ politikisht. 

Përmendim këtu Albana Vokshin e Belind Këlliçin. Mes tyre ka edhe demokratë të tjerë, si Endri Hasa e Jorida Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco