Ironia e Kryetares së LDG Korçë: Kam kërkuar takim me Bashën para 1 viti e gjysëm, jam akoma në pritje

Ironia e Kryetares së LDG Korçë: Kam kërkuar takim me Bashën para 1 viti e gjysëm, jam akoma në pritje

19:16, 21/11/2021
A+ Aa A-

Takimi me gratë demokrate ka krijuar një entuziazëm të paparë mes zonjave të pranishme të cilat kanë shprehur të gjithë mbështetjen e tyre për Foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kryetarja e LDG dega Korçë, Klara Bici ka treguar me ironi se ka kërkuar një takim me Bashën para një viti e gjysëm për problematikat dhe fushatën dhe është akoma në pritje.

Në fjalën e saj, zonja Bici paralelizoi këtë situatë me një të ndodhur me herët, kur kishte kërkuar një takim me liderin historik, Sali Berisha dhe ai menjëherë e ka pritur në zyrë për të diskutuar.

Gjithashtu Bici ka shtruar një pyetje ekzistenciale në lidhje me pozicionin e Berishës si kreu i PD me LDGSH si organizatë partnere, ku ka marrë mbështetjen e nevojshme nga ana e tij.

Klara Bici: Kam qënë në 2009 Kryetarja e FRPD dega Korçë, dhe në 2013 jam rikthyer për të dhënë kontributin tim dhe kam kërkuar një takim me zotin Berisha i cili më ka pritur menjëherë. Rreth një vit e gjysëm më parë i kam kërkuar zotit Basha një takim për të diskutuar rreth probleme të gruas dhe përgatitjet e fushatës por jam ende në pritje. Kjo për të thënë se një kryetar e humbet rolin e tij nëse nuk ka memorie politike të kontributeve tona. Zoti Berisha më njeh mua dhe ju, prandaj jam sot për të mbështetur zotin Berisha. Doja të dija meqë Basha po ndërhyn në statut dhe strukturën e LDGSH madje dhe në faqen zyrtare Facebook-un e LDGSH, pozicioni juaj në lidhje me LDGSH si organizatë partnere të PD, faleminderit!

Berisha: Pozicioni im në lidhje me LDG do jetë absolutisht respektimi i plotë i pavarësisë dhe autonomisë së saj, si një promotor i fuqishëm dhe kryesor i parimeve dhe programit të PD por në rradhë të parë, i luftës për meritokraci dhe kontribute, garë të lirë për gratë dhe vajzat e LDG në kuadër të PD. Në mos gaboj se një shkrimtare e madhe thotë se vajzat dhe gratë nuk duhet të presin nga kavalerizmi i burrave por duhet të luftojnë për të drejtat e tyre. Dhe do mbështes luftën tuaj me të gjithë forcën time. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco