VIDEO/ Balliu: AntiKuvendi i Bashës mban në pushtet Ramën, Foltorja ngjall shpresë

VIDEO/ Balliu: AntiKuvendi i Bashës mban në pushtet Ramën, Foltorja ngjall shpresë

16:38, 21/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti Klevis Balliu, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Megi Fagu, foli për zhvillimet në Partinë Demokratike.

Balliu thekson se anti-Kuvendi i Bashës mban në pushtet Ramën, duke shtuar se Foltorja ngjall shpresë.

“Basha duket se e ka bërë anti-Kuvendin e 18-tës për të mbajtur në pushtet Ramën. Anti-Kuvendi është gabim që po bën Basha.

Më datë 18 kemi antiKuvend që nuk ka lidhje fare me demokratët, por me interesat e Bashës. Nga ana tjetër Basha del e thotë se Berisha del për interes personal. Kjo nuk është e vërteta.

Demokratët dalin aty, sepse kanë mbi 8 vjet që humbin dhe duan më në fund dritë në fund të tunelit. Demokratët nuk mund të rrinë vetëm të humbin. Basha akuzon këdo, ndërsa vetë është kryetar partie e duhet të mbajë përgjegjësinë për humbjet.

Gjëja më normale është të bëjë zgjedhje, por nuk bën zgjedhje se ka frikë se humb. Basha mirë rehat aty, por demokratët kanë mbetur rrugëve, e janë sot në Foltore e Sali Berisha e ka treguar se ka palosur Ramën dhe do e palosë prapë.

Basha është bërë palë me këtë qeveri të krimit. Anti-Kuvendi i 18-tës nuk është i PD, mund të jetë i PS, por jo i Partisë Demokratike”, deklaroi Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco