Estrada e Shkodrës rikthehet në skenë, varieteja quhet ‘Koncert në kohë pandemie’

Estrada e Shkodrës rikthehet në skenë, varieteja quhet ‘Koncert në kohë pandemie’

20:33, 20/11/2021
A+ Aa A-

Teatri Migjeni i Shkodrës ka rikthyer në skenë estradën ikonike të qytetit. Me regji të Ismet Drishtit dhe skenar të Armir Shkurtit, për publikun ka zbritur në skenë varieteja e quajtur “Koncert në kohë pandemie”.Zef Deda, Drande Xhaj dhe Rita Gjeka, ishin disa nga aktorët e mirënjohur  që interpretuan për publikun shkodran, por nuk kanë munguar as aktorë të rinj dhe të talentuar.

“Koncert ne kohe pandemie”quhet varieteja qe ka rikthyer ne skenen e teatrit Migjeni, Estraden e Shkodres. Një variete me regji te Ismet Drishtit dhe skenar të Armir Shkurtit, ka bere qe salle e teatrit Migjeni te mbushet nga publiku shkodran.

Për regjisorin Ismet Drishti, rikthimi ishte emocionues dhe u shpreh se Shkodra e ka humorin pjesë të rëndësishme të saj.

Me pjesmarrjen e aktorëve ikonikë SHkodranë, Zef Deda, Besnik Çinari dhe Drande Xhaj, Rita Gjekaj,  kjo variete ishte nje rikthim i humorit aty ku i takon. Ata janë shprehur të emocionuar nga ky rikthim dhe ribashkim I trupës pas disa vitesh.

Një tjetër e veçantë e kësaj variteteje është edhe prania e aktorëve të rinj, por shumë të talentuar, të cilët shprehen entuziastë të punojnë me kolosët e humorit shqiptar.

Koncert ne kohe pandemie, risolli ne vemendjen e publikut ate cfare ndodh me shoqerine shqiptare, ku u vendosën ne loje fenomene dhe sjellje te cilat i hasim cdo dite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco