'Refuzojnë 'Foltoren', por rreshtohen te Rama e Balla'/ Paloka: Këta kryetarë të PD nuk përfaqësojnë demokratët

'Refuzojnë 'Foltoren', por rreshtohen te Rama e Balla'/ Paloka: Këta kryetarë të PD nuk përfaqësojnë demokratët

17:07, 20/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryetarët e degëve të PD, apo ish-kryebashkiakët, të cilët marrin pjesë në takimet e Edi Ramës apo Taulant Ballës. 

Paloka shkruan në Facebook se drejtuesit e PD refuzojnë të shkojnë te 'Foltorja' por rreshtohen te takimet e Ramës e Ballës.

Një rast të tillë e denoncoi sot Syri.net, ku kryetari i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto refuzoi t'iu bashkohej demokratëve dje në 'Foltoren' e Sali Berishës, por që nuk hezitoi të shkojë te ceremonia e Taulant Ballës, për të përkujtuar Luftën Nacional Çlirimtare. 

Këta kryetarë partie apo kryetarë bashkie, shkruan Paloka, nuk përfaqësojnë demokratët. 

Postimi
Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur, ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetarë partie apo kryetarë bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në 'Foltoret' e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco