Pas akademisë së barinjve, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të hapet edhe shkolla e peshkatarëve. Deklaratat e Kryeministrit u bënë gjatë prezantimit të buxhetit për sektorin e Peshkimit.
Nga SYRI TV
Akademia e barinjve pritet të pasohet edhe nga një shkollë për peshkatarët. Kryeministri Edi Rama prezantoi buxhetin e vitit 2022 për sektorin e peshkimit , duke kërkuar që brenda vitit të ardhshëm të hapen themelet për shkollën profesionale të peshkimit.
Nga Porti i Durrësit, Kryeministri gjeti zgjidhjen edhe për të rinjtë që kërkojnë punë duke u munduar t’i joshë me rrogat e sektorit të peshkimit.
Madje Kryeministri kërkoi të peshkonte edhe demokratët. Këtë herë, në rrjetën e Kryeministrit ra Zv/ministri i Bujqësisë, Roland Kristo. Shefi i qeverisë i la një vit kohë, Zv/ministrit për të hedhur themelet e markatës së peshkut në Durrës.
Pavarësisht se u fol për shumë arritje, Rama nuk dha një përgjigje për kërkesën e disa peshkatarëve lidhur me rishikimin e TVSH që paguhet edhe për prodhim dhe për naftë.
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi se përmes Programit “Mbështetje për peshkimin” do të vihen në dispozicion 702 milionë lekë për këtë sektor.
© SYRI.net