‘Basha ha çdo ditë gliko që ia sjell ambasadorja’-Iriqi bisedon me Ervin Salianjin

‘Basha ha çdo ditë gliko që ia sjell ambasadorja’-Iriqi bisedon me Ervin Salianjin

15:38, 19/11/2021
A+ Aa A-

Iriqi:- Ngele tv më tv duke mbrojtur Bashën. Pse?

Salianji:- Se Basha më shënoi emrin në listë, ai më bëri deputet. Ndryshe do mbetesha rrugëve duke lehur si qen.

Iriqi: - Po si mund të dalësh në krah të një humbësi?

Salianji: - Humbës në zgjedhje, ama në parti Basha fiton gjithmonë. Në çdo votim merr mbi 80%.

Iriqi: - Mbase nga që kishte Berishën në krah?

Salianji: - Tani ka Amerikën.

Iriqi: - Si po e ndihmon Amerika?

Salianji: - Po ja, sa herë hyjmë te zyra e Bashës e gjejmë duke ngrënë byrek. Sapo m’i dërgoi ambasadorja, na thotë. Dje lëpinte buzët me një gliko Përmeti. Ajo e ka bërë dhe këtë, qeshte me ne. Pastaj flet me të në telefon e në fund e mbyll, mos ki merak, e ndreq unë, thotë.

Iriqi: - Çfarë do ndreqë?

Salianji: - Bashkëqeverisjen me Ramën. Do bëhen tok dhe do shesin atdheun komplet.

Iriqi: - Po Foltoret i shihni?

Salianji: - Joooo,e kemi të ndaluar.

Iriqi: - Nga kush?

Salianji: - Nga mjeku. Po i patë Foltoret kaloni infarkt të gjithë, na tha.

Iriqi: - Po a do ndesheni një ditë me Berishën?

Salianji: - Luli jo. Do ndeshem unë dhe Gaz Bardhi.

Iriqi: - Po ti pse?

Salianji: - Ma ngarkoi Basha. Shko në bazë në emrin tim,më tha. Siç imitove Babalen më imito dhe mua.

Iriqi: - Pra Basha tani për ty është Lulbale?

Salianji: - Po dhe ca ditë. Më pas...

Iriqi: - Më pas çfarë?

Salianji: - Po se unë nuk jam koqe. Do kaloj andej nga Foltorja, do bëhem njësh me doktorin. Fola dhe me Gridën e ajo është dakord. Ç’na duhet një Lul që nuk lulëzon, thamë në një gojë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

parlapermetari19/11/2021 22:51

Grida Duma kapet mat me Ervin Salianjin Ora 10:28 e mëngjesit, seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë. GD – Bashkebiseduesi është Ervin Salianji, ai që shkruan. GD: Pis …..të vish si shk*rdhatë Ptuuu Se po na vjen ti si shk*rdhatë Po erdhe Pleh i ndyrë Pasi ke shkelur çdo gjë Ndyrësirë Ta mbash mend e tu shkruftë në fytyrë Që s’më dhe kurrë asnjë shpirt Mallkuar U përdrodhe për gjithkënd në vuajtje ES: Jo s’të jap dot Kur qan për ishin Dhe ma thua si dramë GD: Boll o ndyrësirë e ndyrë ES: Gjej paqe GD: Do ta shkarravis surratin ES: Me ata që të bëjnë mirë GD: Që vetëm më dërrmove ES: Unë njeri pis jam GD: Pleh Pleh ES: Po pleh jam ES: Tragjedia dhe pështirësia jote GD: Ndyrësi e kobshme Si nuk u gëzove një herë S’të kam kërkuar asgjë vetëm kam dhënë Dhe arrite deri në atë ndyrësi ES: Këto gjeji tek më të bukurit që q* GD: Sa të më thuash ES: Po i thua sikur i ke dhënë bukë qenit Jo si kënaqësi e përbashkët GD: Ti s’ke nevojë për gjë se je e madhe duhet të japësh ES: Ke të drejtë Paskam qenë një pleh GD: Dhe pasi të japësh duhet të kënaqesh që jep ES: Qen pleh GD: Unë s’kam të drejtë Unë jam dështim ES: Paskam ndarë dhe divorcuar GD: Q*u Q*u ES: Dhe Dait u paskam shkaktuar këtë GD: Dhe ndyrësohu me kë do ES: Po q*u ti me më të bukurit që q* Siç e the Une ndyrësi….. Chat retracted (chat i tërhequr nga GD) (cna.al)

Shto koment

Denonco