Bardhi e pranon: Kërkova në Kryesi që të mos merrej vendim për Kuvendin e 18 dhjetorit

Bardhi e pranon: Kërkova në Kryesi që të mos merrej vendim për Kuvendin e 18 dhjetorit

14:56, 19/11/2021
A+ Aa A-

Gazment Bardhi ka pranuar faktin se ai ka kërkuar në Kryesinë e PD-së që të mos merrej një vendim për Kuvendin e 18 dhjetorit, që ka shpallur Lulzim Basha.

Pas deklaratës së djeshme në ‘Ccim Peka LIVE’ në SYRI TV të Gent Strazimirit, se Bardhi nuk po tregohej i sinqertë në lidhje me diskutimet në kryesinë e PD-së, sot ka ardhur edhe reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Gazment Bardhi ka pranuar faktin se ai ka kërkuar në Kryesinë e PD-së që të mos merrej një vendim për Kuvendin e 18 dhjetorit, që ka shpallur Lulzim Basha.

Pas deklaratës së djeshme në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV të Gent Strazimirit, se Bardhi nuk po tregohej i sinqertë në lidhje me diskutimet në kryesinë e PD-së, sot ka ardhur edhe reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen.

Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari.

Ndërsa bëja këtë propozim, kolegën ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se ‘Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar’. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha.

Askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco