Deputetëve të Kosovës iu shërbehen produkte serbe në Kuvend?! - Merret vendim edhe për këtë

Deputetëve të Kosovës iu shërbehen produkte serbe në Kuvend?! - Merret vendim edhe për këtë

14:43, 19/11/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Deputeti i AAK-së Bekë Berisha i kërkoi kryeparlamentarit të Kosovës Glauk Konjufca që produktet serbe të cilat shërbehen në bufenë e Kuvendit, të hiqen prej aty.

Bekë Berisha, në seancën e sotme parlamentare i ka vendosur një produkt serb, një pije, Konjufcës tek ndenjësja. Po ashtu këtë produkt serb ai e vendosi edhe tek ndenjësja e kryeministrit Albin Kurti.

Mirëpo për këtë, këshilltari Ilir Kërçeli i kryetarit të Kuvendit reagoi dhe sqaroi se Kuvendi kishte marrëveshje me një operator privat. Sipas tij, ata kishin kërkuar që këto produkte të mos shërbeheshin më  në bufeqë nga data 22 shtator në Kuvendin e Kosovës.

Kërçeli shkroi në Fb për të vërtetën sipas tij "rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës".

"Kuvendi i Kosovës ka privatizuar shërbimet e bufesë, duke ia ofruar një operatori privat, - vërejti ai. - Ky operator privat, ka marrëveshje me Kuvendin tash e mbi 15 vite. Këtë marrëveshje apo kontratë, kjo legjislaturë e re, e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës (dmth këto shërbime ofrohen para ardhjes së kryeparlamentarit Konjufca). Kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më në Kuvendin e Kosovës (shih emailin). Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata. Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha. Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës," ka theksuar në fund Kërçeli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco