Kosovë, përplasen ashpër deputetja dhe ministrja, Konjufca në mes

Kosovë, përplasen ashpër deputetja dhe ministrja, Konjufca në mes

14:36, 19/11/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Deputetja e PDK-së në Kosovë, Blerta Deliu është përplasur me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në distancë në seancën parlamentare të Kuvendit.

Deputetja Deliu ka kërkuar fjalën sërish nga kryetari Glauk Konjufca, pasi ministrja Haxhiu i ka përmendur emrin në fjalimin e saj, por Konjufca  ka refuzuar.

“Kryetar më jep fjalën, ma ka përmendur emrin”, ka thënë Deliu. Por Konjufca ka refuzuar t’ia japë fjalën: “Blerta, mos e tepro allahile, mos të lutem”, tha ai.

Në distancë, ministrja Haxhiu i ka reaguar Deliut e kjo e fundit i ka kërkuar të mos i flasë, por të dalë jashtë: “Mos më fol, hiç mos fol, dil jashtë”, i ka thënë Deliu - ministres Haxhiu.

Pas kësaj, Haxhiu i ka kërkuar deputetes së PDK-së që të dalë në konferencë për media nëse do të flasë: “Dil në konferencë për media e arsyetohu”, i tha ministrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco