'Vetëm gjyshërit e gjyshet ngelën pa u futur në Provimin e Noterisë' - Debati në Kosovë

'Vetëm gjyshërit e gjyshet ngelën pa u futur në Provimin e Noterisë' - Debati në Kosovë

14:27, 19/11/2021
A+ Aa A-

Prishtinë - Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Provimin e Jurisprudencës ka nxitur debat në mes Grupeve Parlamentare dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, shkruan Syri.net Kosova.

“Një shembull të keq e kemi me provimin e noterisë, kur ju zoti Tahiri keni qenë Ministër i Drejtësisë dhe ka qenë procesi më i komprometuar në historinë e Republikës së Kosovës. Jemi bërë gazi i botës që njerëz militantë, teze, axhë, dajë, djalë, e reja, nusja…Vetëm gjyshërve e gjysheve s’ua keni mundësuar me pas provimin e noterisë, prandaj ka lind nevoja për ta anuluar atë provim të noterisë”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Ndërsa Abelard Tahiri nga Grupi Parlamentar i PDK-së, tha se Provimi i Noterisë ka qenë i organizuar mirë.

“Provimi i Noterisë ka qenë i organizuar mire. Ti s’ke me pas “qare” pa i emëruar ata noterë, sepse gjykata nuk mundet ta anulojë një proces të tillë. Ti nuk mundesh ta anulosh një provim të tillë, por ti misionin e ke kryer sepse u ke mundësuar monopolin disa njerëzve apo një krimi të organizuar dhe kjo është edhe arsyeja që Bashkimi Evropian të ka vënë frenat dhe s’po lejon të ecet përpara për vetting”, tha ai.

Ai më tutje akuzoi se Ministria ka në personel njerëz të kriminalizuar.

“Ke zëvendësministër, që vëllanë e ka të përfshirë në fajde; jep para me fajde, qet harraq, është ministër i drejtësisë. Ku keni parë kështu?! Ku të të lërë BE-ja të bësh Vetting?! Ju jeni të kompromentuar”, shtoi Tahiri.

Po Haxhiu u kundërpërgjigj duke thënë se “ju nuk mund të flisni në emër të gjykatës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco