Kadilli: Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

Kadilli: Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

12:40, 19/11/2021
A+ Aa A-

Ish deputeti i PD, Fatbardh Kadilli ka reaguar pas ankesave të selisë në lidhje me komentet e anëtarëve të PD në postimet e anëtarëve të kryesisë së PD në rrjete sociale."

"Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve", shkruan Kadilli.

Postimi i plotë:

Lëshojini karriket nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve

Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale.

Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin!

Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demorkatët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriket se ato u duhen për të “mbrojtur sakrificat e demokratët”.

Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin lluksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës!

Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriket dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demorkatët nuk kanë nevojë për ta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco