Sondazhi surprizë / Shqiptarët zgjedhin BE-në para Amerikës

Sondazhi surprizë / Shqiptarët zgjedhin BE-në para Amerikës

11:50, 19/11/2021
A+ Aa A-

Shumica e popullsisë ka një mendim të ndryshëm nga ai që rreket të imponojë kasta dominante, e cila vrapon pas më të fortit.

Këto janë rezultatet e një ankete nga Euronews për periudhën 20-29 tetor 2021, kryer nga MRB dhe “Data Centrum” në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë. Sipas saj, shqiptarët zgjedhin BE përpara SHBA. Në rastin e një konflikti mes SHBA-së dhe BE-së, që nuk ka lidhje me Shqipërinë, shumica e shqiptarëve do të rreshtoheshin në krah të BE-së.

Pak më shumë se gjysma e qytetarëve (56,9%) mendojnë se Shqipëria duhet të pozicionohet pro BE-së dhe rreth një e treta (32,6%) pro SHBA-ve. Vetëm 6% mendojnë se në një konflikt të tillë Shqipëria duhet të jetë neutral.

Rezultatet, pjesë e një një vrojtimi të Euronews Albania, mbi pritshmërinë e qytetarëve për anëtarësimin në BE, nuk tregojnë nëse këto preferenca janë fryt i politikave që SHBA ka ndjekur vitet e fundit ne Shqipëri, apo nëse kjo është një tendencë e kahershme.

Interesant është fakti se preferenca për Europën është më e fortë në moshat e reja.

Deri në moshën afërsisht 55 vjeç, dy herë më shumë shqiptarë duan rreshtimin në krah të BE-së. Në moshat më të mëdha kjo diferencë ngushtohet dhe në moshën mbi 65 vjeç diferenca zvogëlohet ndjeshëm, duke treguar relativisht më shumë anësi nga SHBA-të në krahasim me moshat e tjera./LAPSI

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco