Ndizen qirinj para Ambasadës shqiptare në Prishtinë: 'Drejtësi për Mateon'

Ndizen qirinj para Ambasadës shqiptare në Prishtinë: 'Drejtësi për Mateon'

23:13, 18/11/2021
A+ Aa A-

Para Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, studentët e Lëvizjes Studentore Studim Kritikë Veprim ndezën sot qirinj për të shprehur ngushëllime për vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Vasiu nga fqinji i tij 38 vjeçar.

“Mateo Vasiu doli për xhiro me biçikletë dhe nuk u kthye më kurrë. Sot nuk ishte ditë e zakontë mësimi sepse banka ku ulej vogëlushi 8 vjeçar ishte bosh. Përveçse një krim makabër, ngjarje e tmerrshme dhe vrasje tronditëse, kjo është një këmbanë për tërë shoqërinë”, vlerësoi kjo Lëvizje.

Lëvizja Studentore Studim Kritikë Veprim iu bashkua thirrjes "Drejtësi për Mateon".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 19/11/2021 11:19

Respekt per vellezerit e Kosoves per kete veprim.Duhet sa me pare bashkimi i yne.Ngushellime families se Mateos.Turp dhe faqja e zez per kryeministrin presidentin dhe qeveritaret e tjere qe nuk iu ndodhen prane kesaj familje fatkeqe.

Shto koment

Denonco