Ristani sfidon Gjekmarkajn: Shko te zyra e Palokës dhe verifiko firmat e Lezhës

Ristani sfidon Gjekmarkajn: Shko te zyra e Palokës dhe verifiko firmat e Lezhës

23:30, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka sfiduar publikisht deputetin Agron Gjekmarkaj.

Nga studio e 'Opinion', ku po diskutohej për Kuvendin e PD dhe se kush datë është apo jo legjitime, Ristani i ka kërkuar Gjekmarkajt që të shuajë dyshimet të shkojë në zyrën e Palokës dhe të verifikojë firmat e delegatëve të Lezhës, ku ai është edhe deputet.

“Të të bëj një ftesë publike, je deputet i Lezhës, shko nesër në zyrë tek Paloka dhe verifikon firmat e Lezhës. Janë ato që janë delegatë të Kuvendit apo jo. Nesër në zyrë te Paloka shko dhe verifikoi. Bëje dhe na qetëson dhe neve”, tha Ristani. 

Edhe moderatori Blendi Fevziu i ka kërkuar të njëjtën gjë. “Gjekmarkaj këtë duhet ta bësh”, tha Fevziu.

I kapur ngushtë, Gjekmarkaj shkurtimisht tha: “Po do shkoj”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi19/11/2021 09:20

Po shko ore burre malsi.Verefikoj aty I ke te gjitha.Pastej thuaj qe po erdhe Berisha ne PD iki.Ikja nuk eeshte zgjidhja qendrimi po.Hajde me date 11 ne Kuvende do te jeshe I mire pritur nga delegate shprehi lirshem mendimet tuja.Mendohu dhe nje here se Ata delegate te kan cuar ne parlament

Lali19/11/2021 03:14

O ristan, mos u mer me gjogun e markajve ,se I ka René Shala ne toke dhe ka Samar te prishur ne vend te saj.lere te leshoje tufen e dhive se I ka mbetur pa bari.nga kulla me frengji ,dalin edhe Minj gjirizi o ristan. Mos harxho dijet me kafshet e pyllit ,se nuk I edukon dot, leri ne kulloten e tyre te shqyejne njeri tjetrin.

Shto koment

Denonco