Berishën e ndihmojnë bandat? Bumçi-Bashës: Hajde me këmbë në tokë, kjo është e turpshme

Berishën e ndihmojnë bandat? Bumçi-Bashës: Hajde me këmbë në tokë, kjo është e turpshme

22:52, 18/11/2021
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD, Aldo Bumçi ka thënë se kryedemokrati Lulzim Basha, përmes deklaratës së tij se “bandat e krimit janë duke bashkëpunuar me ish-kryeministrin Sali Berisha”, nxjerr në dritë dy fakte të reja.

I ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bumçi ka hedhur poshtë dy deklarata të kryedemokratit Basha, ndërsa i kërkoi atij që të vijë me këmbë në tokë dhe ta lerë këtë sjellje të turpshme.

Aldo Bumçi: Akuza që bëri Basha për bandat e krimit është shumë e rëndë. Kjo na thotë dy gjëra:

-Formulari është i vërtet, por sipas tij është firmosur jo me vullnet të lirë, pranohet që është bërë nga personi por me kërcënim. Pra bie poshtë deklarata e mëparshme e tij se formularët nuk ekzistojnë.

-Me 25 prill morëm 622 mijë vota. Ata kryetarë degësh, grup seksionesh, nuk u nënshtruan nga patronazhistë, banda, krimi dhe policia gjatë zgjedhjeve. Kur ata nuk u nënshtruan në zgjedhje nënshtrohen tani. Sërish edhe ajo deklarata e nënshtrimit bie poshtë.

Si mundet që të artikulohet se bandat e krimit kanë kapur partinë? Ai është kryetari i një partie që e kanë kapur bandat. Kjo është gjuha e një personi që ka humbur partinë. I bëj thirrje të vijë me këmbë në tokë. Është e turpshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco