Lisandër Hoxha: Foltorja event i madh shoqëror, 11 dhjetori do të ndryshojë fytyrën e PD-së

Lisandër Hoxha: Foltorja event i madh shoqëror, 11 dhjetori do të ndryshojë fytyrën e PD-së

22:48, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-nënkryetari i FRPD-së Lisandër Hoxha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se Foltorja e Sali Berishës është event i madh shoqëror.

Hoxha theksoi se 11 dhjetori do të ndryshojë fytyrën e Partisë Demokratike.

“Foltorja dha efektin e saj, se në shoqërinë tonë mungonte një ndodhi. Sali Berisha shkundi gjithçka. Futja e Sali Berishës në ring i hoqi dhe maskën opozitës krenare, që shisnin realitetin fake si realitet politik. Më 11 dhjetor është vullneti i sovranit të PD-së për t’u mbledhur dhe për të ndryshuar statutin e fytyrën e PD-së.

Gjykoj se Berisha do na çojë në fitore të sigurt, unë mezi po e pres datën 11 dhjetor. Basha është kryetari në largim i PD-së, nuk duhet të merremi me të, por të shikojmë nga e ardhmja, që të çojmë përpara agjendën tonë, rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës, këtë regjim në fuqi. Basha po tregon fytyrën e tij, për mllefin që paska pasur me demokratët”, deklaroi Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco