Fitorja e Bashës në 2011, Ristani: Jam kërcënuar me jetë, më mbrojti RENEA me makinë të blinduar

Fitorja e Bashës në 2011, Ristani: Jam kërcënuar me jetë, më mbrojti RENEA me makinë të blinduar

22:42, 18/11/2021
A+ Aa A-

Në përplasjen mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës është vendosur në krah të këtij të dytit, Arben Ristani. 

Ai ka folur mbrëmjen e sotme në “Opinion” lidhur me momentin kur Lulzim Basha është shpallur fitues për Bashkinë e Tiranës, ndërsa vetë Ristani ndodhej ne krye të KQZ-së.

Ai tha se për këtë qëllim është kërcënuar edhe me jetë. Ristani rrëfen se është marrë në mbrojtje nga RENEA dhe ka lëvizur me makinë të blinduar për disa kohë. 

Fevziu: Ristani, vërtetë zbatuat ligjin atëherë apo përdorët ndonjë truk? 

Ristani: Aq e vërtetë është sa që vota në kuti të gabuar është e ligjshme dhe është futur në ligj pas asaj praktike që unë krijova. Ajo ishte një referencë direkt tek Kushtetuta dhe e zgjidha duke iu referuar Kushtetutës.

Fevziu: Kush ta kërkoi?

Ristani: Kërkesa ka ardhur nga juristët e PD.

Fevziu: Ndonjë telefonatë?

Ristani: Atëherë ju betohem që me Berishën kam pas një takim kur ka ardh Gloveri dhe nuk kam pas asnjë takim tjetër gjatë 4 viteve që kam qenë në krye të KQZ.

Unë kam zbatuar ligjin, por mënyra se si fitoi Basha është tjetër histori, ka fituar sepse kishte shumë vota të LSI, sigurisht që ka pas një mobilizim ekstrem të PD-së dhe e treta unë kam përballuar deri kërcënimet me vdekje për veten dhe familjen. Për të zbatuar ligjin unë kam qenë në atë kohë i rrethuar jo vetëm unë, por dhe familja.

Fevziu: Kush ju ka kërcënuar?

Ristani: Kam qenë vetë me mbrojtje nga RENEA me makinë të blinduar. Të punosh në kushte të atilla nuk është e lehtë, për të zbatuar ligjin kam vepruar në stituata të atilla./Opinion.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco