VIDEO/ Nard Ndoka zbulon pabesitë e Lulzim Bashës: Tinëzar dhe mashtrues, i aftë për poshtërsira

VIDEO/ Nard Ndoka zbulon pabesitë e Lulzim Bashës: Tinëzar dhe mashtrues, i aftë për poshtërsira

22:13, 18/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka në lidhje me Skype për 'Çim Peka Live' në Syri Tv akuzon Lulzim Bashën se mashtroi aleatët dhe grupin e tij parlamentar, pas marrëveshjes me Edi Ramën. 

Sipas Ndokës, Basha u mor peng nga Rama qëkur firmosi marrëveshjen e 17 majit me të. Kryedemokristiani rrëfen se Basha nuk e lexoi përpara grupit paramentar letrën e marrëveshjes dhe vendosi ta mbajë të fshehtë. 

Ndoka kujton si i gënjeu Basha aleatët për regjistrimin e partive në zgjedhje, duke hequr koalicionet, djegien e mandateve dhe braktisjen e bashkive në 30 qershor 2019.

"E mbante në zarf marrëveshjen me Edi Ramën dhe nuk na e lexonte. E mbante në xhep dhe na tha që do ta lexojmë njëherazi me Edi Ramën, ai në grupin e tij, unë këtu. Atëherë unë kam patur një përplasje me Bashën, një debat politik. I thash z.Basha ti ke marrë një vendim politik për të na penalizuar ne si parti politike. Kjo është arsyeja pse nuk e lexon marrëveshjen. E mohoi një gjë të tillë dhe marrëveshja e Lulzim Bashës me Edi Ramën ishte që ne të mos regjistroheshim fare në zgjedhje, por që të dilnim në një koalicion me PD. Kemi sërish gabime të tjera të zotit Basha. Kemi patur debate dhe përplasje.

Për djegien e mandateve Basha ka mashtruar, se edhe aty nuk kanë qenë pro të gjithë. Ka patur mjaft zëra kundër dhe ai thoshte duke mashtruar se kemi mbështetjen e CDU gjermane, kemi mbështetjen e tyre. E bëri në mënyrë tinëzare edhe ndaj LSI. Në momentin kur presidenti nuk ndodhej në Shqipëri, ky gjeti momentin për të penalizuar LSI dhe për të marrë një vendim tinëzar. Edhe te zgjedhjet lokale Basha ishte sërish tinëzar dhe mashtrues. Na tha se kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, s'do ketë zgjedhje në 30 qershor, do bllokojmë kutitë e votimit, do bllokojmë qendrat e votimit. Është i paaftë për të fituar përballë Edi Ramës, por është shumë i aftë për poshtërsira"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco