Ristani për Zhejin: Ti merr zarfa për qëndrimet e tua

Ristani për Zhejin: Ti merr zarfa për qëndrimet e tua

22:21, 18/11/2021
A+ Aa A-

Teksa flisnin për debatin mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, analisti Artur Zheji dhe ish-deputeti i PD, Arben Ristani kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Të ftuar në ‘Opinion’, Ristani ka akuzuar se Zheji ka marrë “zarfe” për të mbrojtur Bashën, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigjia e analistit, i cili e cilësoi si person të alkoolizuar.

Ristani: Ti nuk mund të bësh provokime të tilla sepse dhe ti ke përfitime për pozicionin që mban, takohesh merr ca zarfe diku.

Zheji: Ti je i paturpshëm, se unë të kam parë ty tapë shumë herë kur negocioje dhe nuk mbaje presionin për të bërë atë që bën.

Ristani: Mos fol budallallëqe.

Zheji: Ti je keq, ke probleme dhe mbaji.

Ristani: Mos merr zarfe poshtë e lart dhe provokime të tilla mos bëj.

Zheji: Modero alkoolin se të dëmton neuronet. Nuk të fola asgjë nën brez.

Ristani: Unë jam burrë e bëj jetën time, por është e ulët të marrësh zarfa.

Zheji: Modero alkoolin, zarfet i merr ti.

Ristanin: Ti e nise.

Zheji: Të fola për Fushenë.

Ristanin: Fushenë e hapa unë.

Zheji: Tërhiqe atë që the.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber19/11/2021 13:26

Moto e Zhejit eshte "Me jeten duhet te biesh ne ujdi" qe perkthet se duhet te behesh me ate qe ke interes. Ristanit mund ti pelqeje te pije alkol, e kjo ndoshta i demton shendetin, por ajo qe ben Zheji qe i shkojne parate me zarfe per "kontributin" ne favor te Bashes eshte shume e ulet, biles e denueshme.

Daj Jaku18/11/2021 23:11

Zheji është i njohur për komentet në ekonominë e tregut. Një pjellë e pështirë e një babai gjigand i kombit. Babai i la një trashëgimi shkencore të pallogaritëshme me vlera universale ndërsa i biri u bë tregëtar i pa turp lajmesh. Babai ishte një humanist i pa shoq në Shqipëri, i biri një langaraq llafesh të pakuptimta në shërbim kuletës. Babai i vlefshëm pa lekë në xhep, i biri njeri kot, lapangjoz i pavlerë por por pasanik ama. Piplli i skamur shqiptar në tru e në xhep vlerëson këtë të dytin për cektësinë e trurit seose babanë e tij, gjigandin Petro Zhei nuk arrin ta kuptojë aspak. Mjerim mjerim…

Besnik18/11/2021 23:07

Eshte e vertete que Zheji mer zarfa me leke nga Basha.Kumarxhiu Zheji

Opp18/11/2021 22:46

Ky Zheji sikur tallej me Bashen neper studiot televize pasi PD humbi zgjedhjet, tani e mbron me pathos.

Trx18/11/2021 22:44

Sa mire ja paska bere Zhejit, se thone qe per ti dale ne krahe Bashes kundra foltores ka marr 200 mije euro bonus nga Rama.

Shto koment

Denonco