Shkullaku: Ramës i intereson Basha në krye të PD! Me Berishën kthehet pjesa më e madhe e të larguarve

Shkullaku: Ramës i intereson Basha në krye të PD! Me Berishën kthehet pjesa më e madhe e të larguarve

22:18, 18/11/2021
A+ Aa A-

Analisti Armand Shkullaku është shprehur se Edi Ramës, i intereson që në krye të PD të jetë Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se Ramës i intereson më shumë që debati mes Berishës dhe Bashës të zgjatet më shumë në kohë që PD të dobësohet edhe më shumë politikisht.

Gjithashtu Shkullaku theksoi se nuk është dakord dhe me gjuhën e përdorur nga Berisha dhe Basha kundër njëri-tjetrit.

Shkullaku: Edi Ramës i intereson që Lulzim Basha të jetë në krye të PD. Sigurisht, nuk jam për këtë gjuhë që përdoret si nga Basha dhe Berisha. Njëri i thotë peng-marrës, tjetri i thotë se punon me kriminelë për të firmos formularët. Kur e dëgjon nga Basha është edhe më e rëndë, me gjuhën jemi mësuar, kemi qenë kundër Berishës me këtë gjuhë është ndëshkuar Berisha për këtë gjuhë, ndërsa Basha është dhe më i ri nuk mund të reflektoj një gjë të tillë. Ramës nuk i intereson Basha thjesht se rikthimi i Berishës mund t’ia bënte më të letë riintegrimin në PD të një pjese të madhe që janë larguar gjatë këtyre viteve, por i intereson më shumë si model.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco