Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi u pyet në 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv, për deklaratën e Jemin Gjanës se lista e anëtarësisë së PD është sekrete.
Bardhi tha se Gjana flet për anëtarësinë e gjerë, ndërsa kjo nuk vlen për anëtarët e Kuvendit Kombëtar, pasi sipas tij këta janë zyrtarët e PD. Ndaj, shtoi ai, është kërkuar bërja transparente e 4200 emrave firmëtarë për thirrjen e Kuvendit.
"Deklarata e zotit Gjana bën fjalë për anëtarët e PD, vullnetarët e PD, nuk bën fjalë për zyrtarët e PD. Të thuash janë sekrete të dhënat e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD nënkupton që emri i Sekretarit të Përgjithshëm të PD është sekret, emri i deputetit është sekret", tha Bardhi.
Sonila Meço: Kush e ka thënë janë sekrete?
Gazment Bardhi: Sali Berisha e ka thënë...
Sonila Meço: Më rezulton që asnjë nga palët nuk i quan sekret.
Bledian Koka: Duket si qëndrim me dy standarde. Logjika të çon tek interesi i momentit.
Gazment Bardhi: Anëtarët regjistrohen si anëtarë të PD në një proces jo publik. Secili anëtar plotëson formularin nën përgjegjësinë e tij dhe e dorëzon në strukturën e PD për t'u bërë anëtar. Në momentin që e dorëzon nënshkruhet edhe deklarata e konfidencialitetit për shkak se anëtari ka shfaqur përkatësinë politike. Ndërkohë që anëtarësia në Kuvendin Kombëtar të PD janë zyrtarët e partisë, janë individë, njerëz që janë zgjedhur në mbledhje publike të PD. Më shumë se gjysma e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar janë publike në faqe zyrtare të PD. Sepse janë zyrtarë partiakë.
© SYRI.net