Basha, Kapiteni, Lundërtari dhe...kartat e bixhozit

Basha, Kapiteni, Lundërtari dhe...kartat e bixhozit

00:42, 18/11/2021
A+ Aa A-

Nga Edmond Spaho

Marrëzia e madhështisë. Do përjashtojë gjithë anëtarësinë e PD.

Po e bëre këtë do ngelesh vetëm me Gazin o çun. Leri kërcënimet se nuk na tremb. Shumë kërcënime ke bërë, por të gjitha i le në rrugë. E kërcënove Ramen 8 vjet por vetëm humbe. 

E mjera PD ku ka katandisur me ty. Të morëm për As por na dole...si ai marinari te Udhëtimet e Guliverit të Jonatan Swift. 

Një anije po përgatitej për një lundrim të vështirë e të gjatë në oqean. 

Kapiteni i anijes para se të nisej e furnizoi atë me ushqime, ujë, qymyr, ilaçe dhe barot si dhe e plotësoi me ekuipazh. 

I mungonte vetëm një person, më i rëndësishmi, Lundërtari, ai që do udhëhiqte anijen nëpërmjet hartave në kohë të vështira e stuhi. 

Për të gjetur mjeshtrin e hartave, kapiteni doli nëpër mejhanet e portit. 

Diku i zunë sytë një marinar që po rrëkëllente ca gota. Ju afrua dhe e pyeti: A merr vesh nga hartat zotëri?

Pasi i hodhi një vështrim nga koka tek këmbët, Lundërtari ju përgjigj: Si mund ta vesh në dyshim, ajo është puna që unë bëj më mirë.

A do bashkohesh me ne në udhëtimin tonë në oqean, vazhdoi kapiteni?

Me kënaqësi, u përgjigj Lundërtari. 

Me të thënë e me të bërë dhe vrap në anije. U ngrit spiranca, u hapën velat dhe anija mori ujrat e oqeanit. 

Pas disa orësh udhëtim, një stuhi e madhe i kapi në oqean. 

Kapiteni menjëherë urdhëroi të vijë Lundërtari, njeriu i hartave.

Ja vuri ato përpara dhe i tha: Na udhëhiq nga të shkojmë.

"Lundërtari" e pa me habi të madhe dhe i tha: Ç'i ke këto more? Po ku marr vesh unë nga hartat? 

Kur më pyete nuk të thashë që marr vesh nga hartat. Të thashë që marr vesh nga kartat...kartat e bixhozit...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati18/11/2021 12:08

O DEMOKRATË! MOS E RRUANI FARE NGA KËRCËNIMET E SHOQATËS SË LGBTQI TË PD! PAS 12 DHJETORIT 2021 SELIA E LGBTQI DO T'I KTHEHET DEMOKRATËVE! NGA SELI E LGBTQI NË PD, DO TË RIKTHEHET NË SELINË, NË SHTËPINË E DEMOKRATËVE TË LIRË DHE NË TEMPULLIN E LIRISË DHE TË DEMOKRACISË! LULUSHI SOROSIAN, QENUSHI I EDVIN KRISTAQ RAMËS, SATRAPIT TË SURRELIT DHE TË GJITHË LGBTQI-stët E TIJ, QË UZURPUAN PREJ 8 VITESH PARTINË DEMOKRATIKE, DUKE GËNJYER E MASHTRUAR PATURPËSISHT DEMOKRATËT, DO TË SHPORREN PËRGJITHMONË NGA AJO GODINË E SHENJTË E DEMOKRATËVE DHE E DEMOKRACISË! IMAGJINONI KUR ARRIJNË TË KËRCËNOJNË SALI BERISHËN DHE DEMOKRATËT LULUSHJA, GAZMENDA BARDHOSHJA, GRIDARJA OH-OH-OH-OH DHE SALIJANJI, KA ARRITUR KULMI I HUMORIT SOROSIAN!! SA QESHARAKË TË PËSHTIRË QË JANË!!!! LULUSHI KUJTON SE DO TË MASHTROJË DHE T'IU HEDHË MË HI SYVE DEMOKRATËVE, DUKE I TRASHUR ZËRIN EDVIN SATRAPIT PËRPARA KAMERAVE DHE DUKE TRASHUR BYTHËN PAS KUINTAVE DHE KAMERAVE???!!!! IKE O LULUSH, IKEEEE! IKE ME TURP, BASHKË ME GAZRAT E TY LGBTQI!!!! EDHE KIMETJA TË BRAKTISI DHE TË LA RRUGËS SI NJË QEN I ZGJEBOSUR E LANGARAQ RRUGËSH TË BRAKTISUR NGA I ZOTI!!! TË LA RRUGËS ASHTU SIÇ I LE TI RRUGËS DEMOKRATËT!

Shto koment

Denonco