Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrëfimi i një tiranasi/ Osman Kaceli: Ja si e njoha unë Sali Berishën në dimrin e vitit 1985!

Rrëfimi i një tiranasi/ Osman Kaceli: Ja si e njoha unë Sali Berishën në dimrin e vitit 1985!

20:35, 17/11/2021
A+ Aa A-

Kështu i u përgjigja nji mikut tim shumë të mirë, kur më pyeti se a e njifsha Ergys Mertirin dhe Gaz Bardhin dhe më informoi se Sali Berisha kishte qenë Sekretar i PPSh-s i spitaleve:

I dashun mik! Vetëm Sali Berishën njof nga afër. Në 15 shkurt të vitit 1985, patëm nji nevojë urgjente për ndihmën e tij. Motra ime e treta Drita kishte mo tepër se nji vit që vuente nga nji çrregullim në qarkullimin e gjakut, kur papritmas pësoi nji hemoragji cerebrale, ndërsa ishte shtru, në pavionin e kardiologjisë, ku ishte Sala primar. Ky i fundit e kishte vizitu me shumë kujdes dhe kishte konstatu nji lloj tumori beninj (miksomë) njit me zemrën, dhe e kishte siguru motrën time se të honën 18 shkurt do ta  operonte. Motra ishte gzu shumë, gjo që e manifestoi kur unë shkova mbasi dola nga puna, nji orë mbas vizitës. Edhe unë natyrisht pata nji lehtësim dhe e sigurova, se do të shkojsha prapa të nesërmen.  Rreth nji orë mbas vizitës time, motra kishte pësu goditjen fatale. Mjeku i rojës kishte kërku ndihmë nga  Neurologet të cilët kishin konstatu hemoragji cerebrale si rrjedhim i emocioneve të forta të gzimit se më në fund i ishte përcaktu diagnoza. Mbasi u lajmërova, unë fluturova me biçikletën time të re kineze dhe u gjinda aty rreth orës 20.00. Mbasi u informova për gjendjen, mora vesh se mjeku i rojës nuk e kishte lajmru Salën. Menjëherë vendosa të shkoj ta thrres Doktor Salën direkt në banesën e tij. Theksoj se ishte dimni i 1985-ës, më i ftofti në Shqipni që mbahet men, por edhe simas statistikave. Unë mbasi e mertheva mirë Xhupin e ri që kisha vesh, u nisa me shpejtësi në drejtim të asaj banese. Ishte ftohtë shumë. Bijte nji shi i hollë i shoqnu me hedhe bore. Nuk mbaj mend se sa u vonova, por di të them, se në momentin që u hap dera e apartamentit nga e shoqja, e pashë përballë Doktor Salën me bizhama, ul në tavolinën e bukës, me nji libër të trashë në dorë. Ai më ftoi mbrenda dhe mbas insistimit  tim të kotë u gjinda mbrenda dhe duke thanë që jam vëllai i Dritës që keni vizitu sot në orën 2, mbylla menjiherë derën. Ai brofi në kambë e paprit shpjegimin tim më pyeti:

 - Pse, ç'ka Drita?

Mbasi i shpjegova me pak fjalë gjendjen, ai pa prit kërkesën time më tha që të nisesha, se ai do të nisej mbas pak kohe. Unë i propozova që të thirrja nji taksi, por ai më tha që nuk ishte nevoja se do të vinte vetë. Mendova se kishte makinë në dispozicion si disa mjekë të njoftun, e nuk insistova. U nisa dhe  ndërsa unë me të mbërrit tek shkallët e spitalit po i shpjegojsha njerëzve, pa mbaru, kur ja befi doktori i vesh me nji pardesy fësh-fëshe dhe nji biçikletë të vjetër ruse.... Theksoj në atë të ftohtë të madh....

Ai mbasi boni vizitën, doli nga dhoma e rianimacionit, me nji ndjenjë dhembje të dukshme e që nuk premtonte shpresë u mundu të na qetësojë duke ngrejtë dueret nalt, e duke thonë që t 'ja lejmë në dorë zotit!....

Megjithëse të nesërmen, motra ime ndrroi jetë, ne i jemi mirënjohës këtij njeriu të mirë, që megjithëse miku i jonë që kishte ndërhy që Drita të shtrohej në atë pavion, i a kishte bo të ditun se e kujt ishte ajo, Sala me thjeshtësi i ishte përgjigj se ai ishte mjek!!!!

Ndërsa Bardhin nuk e njof, Ergys Mërtirin e kam mik fejsbuku. Ky i fundit më ka dizilizionu këto kohët e fundit, dhe nuk mu duru kur në mënyrë frenetike, përsëriti disa herë rresht pse Sala nuk shko në 18 dhjetor, me listën e 4200 delegatëve dhe ta rrëzojë Lulin në kongresin që thirri ai si kryetar!!??...

  Nuk durova pa i u përgjigj se Bardhi e ka bunkerizu' rendin e ditës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qim sqetlla17/11/2021 21:12

Futja pordh tironsi e tave me gabzhera dhe pace plonsi, salen e njohin te gjithe si sekretsr partie fakulteti mjeksise, lepires bythe i bllokut,....i mbante tasin e shures hisni kapos terroristit te rrethit vlores qe vriste patriote per hessp teverhoxhes kapobanda e organizates mafiose nacional clirimtare

Shto koment

Denonco