Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Do përjashtoheni nëse merrni pjesë në Kuvendin e Berishës’, Hoxha: Vetë thërret anti-Kuvend me rrogtarë

‘Do përjashtoheni nëse merrni pjesë në Kuvendin e Berishës’, Hoxha: Vetë thërret anti-Kuvend me rrogtarë

20:35, 17/11/2021
A+ Aa A-

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Indrit Hoxha, ka reaguar, pas deklaratës së Lulzim Bashës se do përjashtohen nga PD ata që marrin pjesë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më datë 11 dhjetor.

Hoxha shprehet se Basha e bën këtë deklaratë, ndërsa vetë thërret një antiKuvend me rrogtarë.

Postimi i Indrit Hoxhës:

Do përjashtojë anëtarët e Kuvendit pse kanë vendosur të mbledhin Kuvendin më datë 11 dhjetor.

Ndërkohë, që vetë ka thirrur një anti-Kuvend më datë 18 dhjetor me një vendim, ku 60% janë të emëruar rrogtarë nga kryetari në detyrë i PD.

Fatkeqësia e këtij njeriu është që kurrë nuk e kuptoi që PD nuk është vula, por janë anëtaret e saj, janë ata që janë zgjedhur në seksione, grup-seksione, kryesi degësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco