Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Kryetari i Bulqizës inauguron rrugën më të çuditshme në Shqipëri, komentuesit e masakrojnë: Sa viza ke hequr…

Kryetari i Bulqizës inauguron rrugën më të çuditshme në Shqipëri, komentuesit e masakrojnë: Sa viza ke hequr…

20:04, 17/11/2021
A+ Aa A-

Banorët e disa fshatrave malorë të Bulqizës kanë mbledhur bashkë lekët dhe në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së qytetit Lefter Allën e kanë ndërtuar vetë “rrugën”.

Për të kuptuar se për çfarë rruge bëhet fjalë, duhen parë fotot më poshtë, që tregojnë se Alla ka parë nga afër investimin dhe e ka reklamuar në Facebook.

Postimi i Lefter Allës:

Falë dëshirës dhe vullnetit për të bashkëpunuar, #BashkiaBulqizë mundësoi bazën materiale të nevojshme, ndërsa vetë banorët kryen pjesën tjetër të punës,” shkruan Alla në Facebook, duke reklamuar përfundimin e punimeve.

Kryebashkiaku nuk ka vënë re ndonjë gjë të çuditshme, por komentet e kanë bërë copë.

 “Ore rrugë është kjo!? Sa viza ke hequr përpara se të bëjë këtë?” i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.

 “Talluni me këtë popull se pak e ka… pse mor rrugë është kjo!?!?!” shkruan një tjetër.

“Ka punu me plan tjetri jo kot më kot ! Nesër pasnesër e hap kanal atë pjesën në mes dhe del kanal vaditës fiks çudira alla shqiptarçe” tallet një tjetër.

Komentet në profilin e kryebashkiakut janë perla, por investimi që ka inauguruar ai ia kalon të gjithave dhe është i pakrahasueshëm.

Shikojeni më poshtë:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco