Grida Duma: Berisha të më mbrojë siç e mbrojta unë! Por 'masakrohet' nga komentuesit!

Grida Duma: Berisha të më mbrojë siç e mbrojta unë! Por 'masakrohet' nga komentuesit!

18:31, 17/11/2021
A+ Aa A-

Grida Duma, nënkryetare e PD, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale analizon atë që po ndodh sot në selinë e demokratëve si dhe përplasjen Basha-Berisha. 

Duka thekson se mbështetja publike për Berishën nuk është një arsye për paqe apo mirëkuptim, por kërkon prej tij përgjegjshmëri në debatin publik.  

Duke kujtuar bashkëpunimin me ish-kryeministrin, Grida Duma bën thirrje që të ndalohen linçimet publike ndaj mbështetësve të Bashës nga ata të Berishës. 

Ajo kërkon nga Berisha që ta mbrojë siç e ka mbrojtur ajo në vitin 2013.  

"Bindjen e qartësinë që kam sot e kam pasur në 2013 kur tradhtarët e tij, përfituesit nga ai me dhjetra vite madje dhe ata jashtë tij; ju sulën të gjithë Sali Berishës, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht. As ata që ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq më pak ata. E kam mbrojtur unë! E kjo është e dokumentuar, dhe e fiksuar në kujtesën e demokratëve pa asnjë dritë hije. E mbroja Sali Berishën si figura politike që mori përgjegjësinë e vet dhe u soll si burrë shteti. Në atë kohë kur e kam mbështetur nuk kam komunikuar me të as “si” as “pse”; ishte bindje e imja. Mbështetja ime publike për të, nuk është sot një arsye që unë të kërkoj paqe dhe mirëkuptim nga Sali Berisha, por një arsye më shumë, që të kërkoj prej tij përgjegjshmëri në debatin publik", shkruan Grida Duma.

Në këtë betejë finale për Sali Berishën, vijon më tej Grida Duma, do ishte mirë të shihej edhe njeriu tek ai. 

Postimi i plotë
Për Sali Berishën dhe përfituesit linçues prej tij, Për politikën dhe për njerëzoren, 
Sot, demokratët janë vendosur me pa të drejtë në një betejë kundër vetes. Se cilët janë përgjegjësit sot për këtë, vetëm koha do ta vërtetojë një ditë.

Derisa të vijë ajo ditë do na ndajnë dy botë; ata që do përfitojnë dhe ata që e dinë që do goditen por qëndrojnë që demokratët një ditë të fitojnë. Pra përfituesit dhe fituesit! Se si po vepron seicili nga ne në këtë situatë, po ashtu kam bindjen që koha do ta qartesojë një ditë. Sa edhe kam bindjen që për qëndrimet e mia koha do më japë të drejtë.

Bindjen e qartësinë që kam sot e kam pasur në 2013 kur tradhtarët e tij, përfituesit nga ai me dhjetra vite madje dhe ata jashtë tij; ju sulën të gjithë Sali Berishës, dhe nuk dilte askush ta mbronte publikisht. As ata që ju ndryshoi jeta me breza prej tij, aq më pak ata.

E kam mbrojtur unë!

E kjo është e dokumentuar, dhe e fiksuar në kujtesën e demokratëve pa asnjë dritë hije.

E mbroja Sali Berishën si figura politike që mori përgjegjësinë e vet dhe u soll si burrë shteti.

Në atë kohë kur e kam mbështetur nuk kam komunikuar me të as “si” as “pse”; ishte bindje e imja.

Mbështetja ime publike për të, nuk është sot një arsye që unë të kërkoj paqe dhe mirëkuptim nga Sali Berisha, por një arsye më shumë, që të kërkoj prej tij përgjegjshmëri në debatin publik. Mbi të gjtiha i takon atij një guxim njerëzor për t’i thënë vetë gjërat e mira apo të këqija në adresë time apo gjithkujt tjetër. Por sot shoh sërish skena që përsëriten; shoh se si përpos atyre që e kanë me pastërti reale pjesëmarrjen në përplasjen e brendshme, ka shumë nga ata që i janë sulur e po kacavirren rreth tij, me nuhatje për të përfituar sërish nga ai. 

Unë nuk gjykoj këta apo ata aspak! Natyra njerëzore i ka të gjitha! Gjykoj dhe kam një reflektim ndaj Sali Berishës! Gjykoj sepse Sali Berisha, ka mundësi që me një fjalë apo gjest, të drejtojë në çast, ndjekesit e ata që kacavirren të pas tij. Kjo sepse për fat të mirë ose jo, bashkëpunimi me të, më ka mësuar të kuptoj që valenca e tij politike ka ndikim te fortë tek ata që flasin me fjalët e tij, ata që thonë ato që nuk mund t’i thotë dot vetë ai.

Sot Sali Berisha, më e pakta ka detyrë ta përdorë këtë valencë, që ata që sot vërtiten rreth tij mos përdorin linçimin. Ka detyrë të ndalojë ata që përdorin linçime personale ndaj njerëzve, që ndoshta sot nuk mendojnë si ai, por që për atë vetë, kanë kontribuar e punuar dhe shumë madje. Dhe këtë nuk ia drejtoj si kërkesë me përulje, por si një reciprocitet minimal! Dikush që i thotë vetes “burrë shteti”, pasi mbaron së foluri, nuk rri e dëgjon me endje si linçohen nga ushtarët e tij; ata që nuk mendojnë si ai.

Kjo është nga ato besëprerje që nuk kanë lidhje me “burrin e shtetit”. Ai i detyrohet modelit që duhet të lërë në histori dhe faktit që përfaqëson më shumë se thjeshtë personin e tij individual në trashëgiminë e demokratëve. I detyrohet të njerëzishmes, etikës dhe politikës që e ka shenjuar për mirë dhe për keq; por që duhet ta shenjojë edhe më shumë për mirë. Në këtë betejë finale për Sali Berishën do ishte mirë për të dhe të gjithë, të shihej edhe njeriu tek ai. Në fakt kjo është realisht beteja e tij.

***

Por komentuesit nuk e kanë kursyer Grida Dumën. Nga i gjithë fluksi i komenteve në deklaratën e gjatë për Berishën, vështirë se gjen një koment pro saj.

Përdoruesit e Facebook i kujtojnë Grida Dumës mes të tjerash edhe deklaratën që ajo bëri gjatë mbledhjes së Kryesisë kur u shpreh se Kuvendi Kombëtar duhet të mblidhet në 18 dhjetor, ose në të kundërt PD-ja të shkatërrohet.  

Gjithashtu, komentuesit i kujtojnë Dumës edhe mbështetjen që ajo i jep Lulzim Bashës dhe shkeljeve të statutit të PD nga ana e tij, por ka edhe nga ata që e këshillojnë atë t'i bashkohet 'Foltores' dhe Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit. 

Ja disa prej komenteve në postimin e deputetes në Facebook: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

G. L.17/03/2022 06:37

Berisha nuk eshte tutor qe t'ju mbroje. Kalamaj s'jeni qe s'dini c'beni. Gjithe secili e mban mbi kurrizin e vet edhe te miren edhe te ligen. Ishalla kesaj here do shkoje haka te i Zoti. "Suksese ne jete".

G. L.17/03/2022 06:37

Berisha nuk eshte tutor qe t'ju mbroje. Kalamaj s'jeni qe s'dini c'beni. Gjithe secili e mban mbi kurrizin e vet edhe te miren edhe te ligen. Ishalla kesaj here do shkoje haka te i Zoti. "Suksese ne jete".

DEMOKRATI17/11/2021 22:18

TE SHKRETET SHQIPTAR, PO QAHESHIN NGA RAMA QE E KA TE NGJITUR BYTHEN PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PS DHE TE KRYEMINISTRIT!! POR LULUSHI QENKA NGJITUR I GJITHI BYTHE. BREKE, TRUP DHE KOKE PAS KARRIGES SE KRYETARIT TE PD!! PASKA QENE I SEMURE PSIQIK PAS KRYETARLLEKUT, KY LULUSHI! DO T'IA JAPIN VULEN QE TA MARRE NE SHTEPI DHE T'IA TREGOJE GRUAS, PASTAJ DO T'I BEJME NJE DAMKE NE BYTHE ME SIGLEN E PD ME HEKUR TE NXEHTE SIC DAMKOSEN LOPET!! MOS I KA DHENE URDHER GRUAJA KETIJ LULUSHIT, QE PO TE HOQEN NGA PD SI KRYETAR, DO TE DIVORCOSH EDHE NGA UNE PERJETESISHT???!!!! SEPSE DIHET QE KARRIGIA E GAZMENDA BARDHES DHE E GRIDARE DUMES JANE TE PERSONALIZUARA ME NGA NJE KAR PLASTIK NE MES!!! EPOKA E LODHSHME DHE MASHTRUESE E BASHIZMIT, E DUMAZIMIT, BARDHIZIMIT DHE SPIROPALIZIMIT TE PARTISE DEMOKRATIKE MERR FUND NE DATEN 12 DHJETOR 2021!

Skrapari17/11/2021 21:18

O gridare! Po cfare thuaj moj cupe? Paska patur Gjigandi Frof. Doktor Sali Berisha nevoje per mbeshtetjen tende. Me siguri duhet te kesh pare ndonje ender. Jo nga ti por nga askush tjeter DOKTORI nuk ka nevoje per ndihme. Por Ju nuk keni sy dhe vesh te degjoni dhe shikoni qe DOKTORI vuri perpara Blinken e sorosit.

Besnik17/11/2021 19:36

E ke prere bileten Gridare, Volare

Zef17/11/2021 19:09

Po ajo "berisha te me mbroje sic e mbrojta" ku eshte. Se e keni vene ne krye te artikullit. Berisha asht i mbarum. Pyetja esht a do ta marre edhe pd-ne me vete? Me sa duket po.

Shto koment

Denonco