Vrasja e Mateos, Hajdarmataj: Policia dështoi totalisht, qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet

Vrasja e Mateos, Hajdarmataj: Policia dështoi totalisht, qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet

18:27, 17/11/2021
A+ Aa A-

Fieri është tronditur nga vrasja e vogëlushit Mateo nga ana e 38-vjeçarit Klodian Çalamani.

Në lidhje me këtë ngjarje të kobshme, ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, i ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, tha se policia ka dështuar totalisht.

Hajdarmataj thekson se qytetarët nuk flasin, edhe sepse kanë humbur besimin tek institucionet e vendit.

“Qytetarët jo vetëm që nuk flasin, por as bashkëpunojnë. Qytetarët nuk bashkëpunojnë, se kanë humbur besimin tek institucionet. Humbja e besimit tek Policia e Shtetit nuk vjen për një ditë, por është akumuluar. Në këtë rast kemi një polici që fle gjumë dhe që nuk kryen detyrat e veta.

Policia e ka objekt që të parandalojë krimin, duke kontrolluar territorin. Policia ka dështuar të kontrollojë territorin. Pretendohet se policia duhet të ketë informacion edhe për dhunë në familje në një fshat e jo më për person që ka qenë në burg për tendenca problematike shumë ose që ka tendenca pedofilie”, u shpreh Hajdarmataj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco